Alarmi i OBSH për shurupet/ Mjekja pediatre: Kemi parë receta me doza të gabuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja pediatre, Valbona Shahinaj ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Good Morning Albanians”.

Gjatë diskutimeve, Shahinaj nënvizoi se shurupet e kollës, por edhe çdo produkt në farmaci duhet të jepet me recetë për moshat e vogla, sidomos 0-1 vjeç.

Ajo shtoi se në disa raste ka parë receta, në të cilat doza ka qenë e gabuar.

“Është një situatë që na ndodh shumë shpesh, marrja e ilaçeve në farmaci ndodh, është situatë mëse e zakonshme, sidomos për shurupe kolle. Është normale që shkojnë në farmaci, konsultohen, nuk është diçka e gabuar. Por në disa mosha pak më specifike, unë do të isha shumë e kujdesshme, sidomos për moshat nën 1 vjeç.

Ato produkte që ne japim duhet të jenë të studiuara deri në detaje. Kemi parë receta që kanë qenë me doza të gabuara. E mira është që shurupet të jenë me recetë, çdo gjë të merret me recetë, sidomos për moshat e vogla, të paktën 0-1 vjeç”, theksoi ajo.

OBSH ka ngritur alarmin për 4 shurupe për fëmijë të cilët kanë rezultuar të kontaminuara.

Katër produktet mjekësore janë solucioni Oral Promethazine, shurupi i kollës për fëmijë Kofexmalin, shurupi i kollës për bebe Makoff dhe shurupi Magrip N Cold.

Analiza laboratorike e mostrave të secilit prej produkteve konfirmon se ato përmbajnë sasi të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit si ndotës. Deri më sot, këto katër produkte janë identifikuar në Gambia, por mund të jenë shpërndarë, nëpërmjet tregjeve informale, në vende ose rajone të tjera.

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV