Maximilliano Allegri nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventus. Trajneri i njohur e ka konfirmuar diçka të tillë në një intervistë për mediat, pas humbjes dëshpëruese të torinezëve në Haifa ndaj Maccabit, në ndeshjen e Champions League.
“Dorëheqje? As që e mendoja. Kur detyra është më e vështirë, bëhet më interesante. Duhet të dalim nga situata me dinjitet, pasion dhe qëllim”, ka thënë Allegri.
Gjërat për Juventusin në Champions League sa vijnë e komplikohen dhe gjasat janë të mëdha që të eliminohen që në fazën e grupeve nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube.
Allegri ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm për pjesën më të madhe të periudhës së tij të dytë në krye të Juventusit dhe fillimi i kësaj fushate ka qenë zhgënjyes për tifozët.