Ish-ministri rumun: Nuk do të luajmë dy ndeshjet në ‘EURO 2024’, s’e njohim Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja rumune e futbollit do të përballet me atë të Kosovës në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian “EURO 2024”.

Rumania nuk e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës, ndaj Teodor Meleșcanu, ish-ministri i Jashtëm rumun, beson se zgjidhja do të ishte që futbollistët e vendit të tij të mos luajnë në këto ndeshje dhe të humbasin të dyja përballjet në tavolinë.

Por kjo do të nënkuptonte rrezikimin e mundësive të tyre për kualifikim, shkruajnë mediat vendase.

“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës. Normalisht, ajo që mund të bëhet në këtë moment është që federata jonë e futbollit, përmes Răzvan Burleanu, të diskutojë edhe me shtetet e tjera që kanë të njëjtin pozicion si Rumania dhe së bashku do të duhet të arrijnë një rrugë që as të shkatërrojë të gjithë sistemin.

Prandaj, unë do të thoja se FRF do të duhet të gjejë zgjidhje. Nëse jo, ajo që mund të bëhet është të humbasim 3-0 me Kosovën”, tha ish-ministri i Jashtëm Melescanu.

Kombëtarja e Kosovës ka njohur kundërshtarët për fazën kualifikuese të Kampionatit Europian “Euro 2024” pas shortit të hedhur në Frankfurt të Gjermanisë.

Shorti, në letër duket disi favorizues për dardanët pasi janë evituar skuadrat e mëdha dhe ëndrra për të marrë pjesë në “EURO 2024” duket e realizueshme.

Kosova do të luajë në Grupin I, ku bëjnë pjesë Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.UEFA nuk e përjashton mundësinë e përjashtimit të Bjellorusisë nga “Euro  2024” - Gazeta Express

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV