Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës foli për situatën e luftës në Ukrainë teksa e paralelizoi me situatën e Kosovës.
Rama kërkoi nga pjesëmarrësit në asamble që Kosova të thërritet nga ata me emrin e saj të vërtetë, Republika e Kosovës, jo më Kosovë, gjë të cilën ai e cilësoi si një ‘mrekulli’
“Ka kombe që jetojnë duke mbrojtur lirinë e tyre nga gënjeshtrat gjithë jetën, ata shpresojnë të rezistojnë për sa kohë munden. Ky është rasti i Ukrainës tani, dhe ky ishte i Kosovës disa dekada më parë. Nuk ka asnjë paralele mes Krimesë dhe Kosovës, edhe pse a një mes Kosovës dhe Ukrainës. Meqë ra fjala nuk do ishte mrekulli nëse ju këtu do nisnit tu mësonit të tjera për ta quajtur Kosovën me emrin e saj të vërtetë, jo Kosovë por Kosova, Republika e Kosovës. Ashtu siç quhet në të vërtetë”, u shpreh Rama.