Luiza Gega konfirmon pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës, fton qytetarët të regjistrohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas fitimit të titullit Kampione Europe, atletja Luiza Gega ka konfirmuar pjesëmarrjen në Maratonën e Tiranës që do të zhvillohet më 23 tetor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar dhe mesazhin e kampiones sonë e cila fton të gjithë qytetarët që të jenë në këtë garë sa sportive, por dhe një festë për kryeqytetin. “Të garosh për vendin tënd, popullin tënd është nder dhe privilegj,  por të garosh në vendin tënd, me popullin tënd, është një emocion i papërshkueshëm.

Prandaj regjistrohuni në Maratonën e Tiranës dhe shihemi më 23 tetor te Sheshi “Skënderbej”, thekson Gega.Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se në garë do të marrin pjesë mbi 2500 vrapues që do të garojnë në 4 kategori të ndryshme. “Bëhuni gati!  Do të jemi bashkë me Luiza Gegën në eventin më të madh sportiv, ‘Maratona e Tiranës 2022’ – Adrenalinë, sfidë, emocion!  2500 vrapues  – 4 kategori  – 42.195 km  – edhe  11 ditë! Vrapo për paqe”, thekson Veliaj.

Të fundit

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre...

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Hodhën molotov ndaj Bashkisë së Tiranës, e pësojnë keq Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Policia ka proceduar në gjendje të lirë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin dhe ish-deputetin, Klevis Balliu, pas protestës së djeshme (19...

Lajme të tjera

Web TV