PS i mbyll derën PD-së: Në zgjedhje shkojmë me 61 bashki  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa PD në Reformën Territoriale ka kërkuar 94 bashki, ekspertët e Partisë Socialiste këmbëngulin se 61 bashki janë mjaftueshëm funksionale dhe me ecuri pozitive në shërbime. Megjithatë, duket se PS ka lënë shteg negocimi për shtimin e një apo më shumë bashkive, por pas përfundimit të zgjidhjeve të vitit 2023.

Asgjë nuk do të ndryshojë deri para zgjedhjeve lokale. Ndarja administrative mund të bëhet pasi të përfundojnë zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2023. Socialistët i qëndrojnë ndarjes aktuale administrative të vendit. Qasja e shprehur më herët në nivel politik, u zyrtarizua në raportin e ekspertëve të mazhorancës, ku Artan Shkëmbi nënvizoi nevojën për konsolidim të 61 bashkive aktuale. “Në kushte kur s’kemi studime, ne rekomandojmë konsolidim e 61 bashkive, të qartësohen funksionet e tyre e këshillave bashkiakë, të realizohet një konsultim me qytetarët që të kemi një listë rekomandimesh për decentralizmin dhe të bëhet një studim i plotë”, tha ai. Rekomandimet e ekspertit të Partisë Socialiste u cilësuan nga bashkëkryetarja demokrate Dhurata Çupi si të pabesueshme. Sipas saj, konkluzionet e raportit të mazhorancës ishin thjesht një përkthim i fjalëve të Taulant Ballës. “Ajo që tha Balla një muaj më parë gjatë punës sonë, që deklaroi se reforma e vitit 2014 nuk ndryshon vetëm në disa sekonda, so ju e thatë në 2 orë e 30 minuta. i qëndruat besnik Ballës”, tha deputetja demokrate Dhurata Çupi. Nga ana tjetër Anila Denaj, bashkëkryetare socialiste e komisionit, e quajti të vonuar pretendimin e opozitës ndaj ekspertëve të zgjedhur nga PS. “Kishe 4 muaj kohë të thoshe që eksperti është në konflikt interesi. Ose kemi mendjen e hapur të dëgjojmë, ose hedhim baltë siç keni bere ju”, tha Denaj. Në 17 dhe 18 tetor disa nga anëtarët e komisionit do të zhvillojnë një vizitë studimore në Kroaci dhe më pas në 19 tetor të dyja palët do të paraqesin për herë të fundit qasjet e tyre për reformën territoriale. Në mbledhjen e fundit të Komisionit në datë 19 të këtij muaji, pritet të vendoset nëse në Parlament do të shkohet me 1 raport të dakordësuar apo me dy të tillë, çka do të thotë se palët do paraqesin hartë territoriale veçmas.

Lexo edhe :  Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Kushtet e PS për Bashkitë e reja

  • Të jete zonë funksionale.
  • Të mos dëmtojë zhvillimin ekonomik të bashkisë ekzistuese.
  • Të ketë një numër biznesesh dhe banorësh të përcaktuar.
  • Të jetë një territor që justifikon ndarjen.
  • Të ketë një numër të caktuar nxënësish për Arsimin parauniversitar dhe disa të tjera.
  • Ne propozojmë ndryshim legjislacioni duke adresuar problemet e evidentuar

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV