Masakra/ Tre të vrarë në Klos, histori dashurie e mbyllur me plumba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori dashurie mes dy të miturve është mbyllur me bilanc tragjik me tre të vrarë dhe dy të plagosur. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Klosit.

Sipas policisë të vrarë mbetën babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira dhe eutor i krimit është Fiqiri Mjeshtri, i cili pak orë pas ngjarjes vrau edhe veten. Po shtu të plagosur rëndë janë sërish babë e bir Enkeled dhe Daniel Hasalla. Mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati në lidhje me pretendimet e Mjashtrit se Daniel Hasalla i ngacmonte vajzën.

Në një lokal kanë qenë të pranishëm Enkeled Hasalla me të birin dhe Ilir Shira po me të birin, ndërkohë Fiqiri Mjeshtri ishte me të vallain dhe kushëririn. Debati ka shkuar deri në përdorimin e armëve ku Mjeshtri ka shtënë drejt Hasallës por plumbat e parë kapën 17-vjeçarin Kesado Shira i cili doli për të mbrojtur të atin, ku edhe ky i fundit mbeti i vdekur. Në gjendje të rënduar priskologjike autori është larguar drejt fshatit të tij, por kur ka mësuar se viktimë të pafajshme ishin babë e vir ka vrarë veten, duke shënuar një ngjarje vërtetë të rëndë. Nga ana tjetër policia ka arrestuar si bashkëpunëtorë edhe vëllain dhe kushëririn e autorit të ngjarjes.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës në Tiranë mësohet se Enkeled Hasalla është në gjendje më të rëndë, ndërsa i biri edhe pse i vetëdijshëm vijon të jetë nën mjekim intesiv. Prokoruria dhe policia pritet në ditët në vijim të abardhin rretrhyanat e plota të krimit që tronditi vendin dhe veçanrisht qytetin e vogël të Klosit, pasi humbja është vertetë e madhe ku babë e bir 38 dhe 17 vjeç mbetën të vrarë. Gjithashtu edhe autori i krimit mësohet se qëlloi veten pas tentativave të policisë që të dorëzohej.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV