Në një ndër kampet e çfarosjes më të tmerrshme të Holokaustit, atë të Sobibor-it në Poloni, në 12 tetor të vitit 1943, ndodhi revolta e famshme e të internuarve. Të udhëhequr nga Alexander Pechervsky, një ushtarak rus me origjinë hebreje, me qindra të internuar të këtij kampi, burra, gra, pleq, dhe fëmije, shkallmuan portat dhe u arratisën drejt pyjeve. Disa minuta më parë grupi i Pechervsky-t kishte vrarë në fshehtësi 11 oficerë të larë SS si dhe gjatë arratisjes plagosën rëndë komandantin e kampit..
Revolta e hebrenjve në kampet e vdekjes (Sobibor) ishte rasti i vetëm i një arratisje të suksesshme nga institucione të tilla naziste. Në 14 tetor kampi ka pasur 550 të burgosur. 80 persona u vranë duke u përpjekur për të shpëtuar, dhe rreth 170 gjermanë u kapën dhe u vranë gjatë kërkimeve.
Nga 300 të internuar që u arratisën, vetëm 58 prej tyre përfshi dhe Pechervsky-n mund të mbijetojnë deri pas luftës
Pas humbjes së Gjermanisë naziste në Sobibor shkoi një komision qeveritar polak. Nga gërmimet që janë kryer, ekspertët kanë gjetur gjurmë të shumta të krimeve dhe trupa të viktimave. Sot në vendin e kampit është një memorial dedikuar kujtimit të viktimave të Rajhut të Tretë.