E bujshme/ Prokuroria spanjolle kërkon një dënim me burg prej 2 vitesh për Neymar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga një çështje e re për ditë te PSG. Siç raporton BBC, ka një kërkesë për 2  vite burg për Neymar, në procesin gjyqësor ku sulmuesit i duhet të përballet me një akuzë për evazion fiskal, mashtrim dhe korrupsion në lidhje me transferimin e tij te Barcelona nga Santos në 2013.

Protagonist është DIS, fondi që pronësoi një përqindje të të drejtave të Neymar kur ishte 17 vjeç, në këmbim të 2 milion eurove. Në Brazil këmbëngulin se të drejtat nuk ju shitën ofruesit më të mirë, pasi kishte klube që ofronin deri në 60 milionë euro. Përtej kërkesës për 5 vjet ka kërkesa për penalizimin dhe të ish presidentëve të Barcelonës Rosell dhe Bartomeu dhe për një gjobë të majme. Neymar i ka përgënjeshtruar akuzat, por ka humbur një apel në Gjykatën spanjolle në 2017, ndaj duhet të paraqitet në procesin që do të zhvillohet në Barcelonë edhe pse nuk është e thënë që të jetë prezent gjatë gjithë audiencës që do të zgjasë dy javë.

Në një deklaratë, Backer McKenzie, avokatët që përfaqësojnë familjen Neymar, kanë pretenduar nëpërmjet një komunikate se gjykatat spanjolle nuk kanë juridiksionin për të ndjekur familjen Neymar dhe shoqërinë e tyre N&N, pasi aktet janë kryer nga qytetarë brazilianë jashtë territorit spanjoll, duke nënvizuar se krimet në fjalë nuk janë të ndëshkueshme në Brazil.

Prokuroria spanjolle kërkon një dënim me burg prej 2 vitesh për Neymar, dhe pagimin e një gjobe prej 10 milionë eurosh, si dhe një dënim me 5 vjet burg për Sandro Rosell dhe një gjobë prej 8.4 milionë eurosh për Barcelonën. Backer McKenzie ka shpjeguar se familja Neymar akuzohet për “korrupsion mes privatësh”, që aplikohet kundër “konkurrencës së prodhimit dhe shërbimeve mes kompanive’, duke specifikuar se Neymar nuk është as mall dhe as shërbim”, duke shtuar se transferimi nuk kishte shkelur asnjë nga rregullat e Fifa-s.


Të fundit

Nuk kishin para për t’i blerë biletën, çifti braktis foshnjën në aeroport

Çfarë bëni kur nuk keni para për një biletë avioni për fëmijën tuaj? Me siguri nuk e lini në...

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga Teksasi në Virxhinia Perëndimore. Gjithsej 1,467...

Pamje të frikshme/ Orteku i borës merr para skiatorët, viktima dhe të plagosur

Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në...

Vrau 3 pensionistë/ Arrestohet në Gjermani serbi, i gjurmonte viktimat në supermarkete

Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor është arrestuar. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar serb i paidentifikuar me...

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj...

Lajme të tjera

Web TV