Lufta italo-greke në një libër të rrallë me foto ekskluzive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga ROLAND QAFOKU

Jam i ngazëllyer që në më fund kam në dorë një libër që kisha patur mundësi ta shfletoja, por nuk e kisha në bibliotekën time.

Titullohet “Immagini Della Seconda Guerra Mondiale. La Campagna italo-greca 1940-1941”, një studim profesional i një stafi të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Italiane.

I jam shumë mirënjohës shoqes sime të klasës së parë Shqiponja Dosti që jeton në Romë e cila me shumë vështirësi arriti ta gjejë dhe të ma dhurojë këtë xhevair të rrallë. Libri i kushtohet totalisht Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe për këtë është bërë një punë e jashtëzakonshme.

Janë 346 fotografi të realizura nga fotogratët e ushtrisë italiane gjatë luftimeve dhe veprimeve ushtarake në territorin shqiptar, kryesisht gjatë luftimeve në luftën italo-greke.

Nga tetori 1940 deri në prill 1941 u kryen luftime që patën pasoja të rënda në ushtrinë italiane që përfshinë 154.172 ushtarakë.

Nga këta, të vdekur mbetën 13.755 persona; të plagosur 50.874 perosna; të zhdukur 25.067 persona; të sëmurë 52,108 persona; të ngrirë 12.368 persona. Ndërsa ushtria greke pësoi: Të vdekur 13.408 persona, të plagosur 42.485 persona, të ngrirë 10 mijë persona dhe të zhdukur 4253 persona.

Por ajo që na intereson ne shqiptarëve është se e gjithë kjo luftë e çuditshme u zhvillua në territorin tonë. Ironia është se Greqia për këtë sulm të Italisë nuk vendosi ligj lufte ndaj Italisë që e sulmoi, por ndaj Shqipërisë, tokën nga e sulmoi Italia.

Gjithmonë në Ballkan ndodhin idiotësi për të cilat nuk di çtë bësh: të qeshësh apo të qash. Dhe ne shqiptarëve na kanë ndjekur aq shumë ngaq këto lloj idiotësish.

Lexo edhe :  Kauza reale e opozitës është 'përfillja' e Berishës

Gjithsesi, këqyrini fotot:

Foto 1: Benitto Musolini në një foto të rrallë më 2 mars 1941 në Shqipëri gjatë inspektimit të trupave.
Foto 1: Benitto Musolini në një foto të rrallë më 2 mars 1941 në Shqipëri gjatë inspektimit të trupave.

Foto 2: Një division i ushtrisë italiane duke marshuar në Gjirokastër.
Foto 2: Një division i ushtrisë italiane duke marshuar në Gjirokastër.

Foto 3: Pamje të luftimeve reale. Disa ushtarë italianë duke qëlluar me mitralozin “Breda”.
Foto 3: Pamje të luftimeve reale. Disa ushtarë italianë duke qëlluar me mitralozin “Breda”.

Foto 4: Autokolona e ushtrisë italiane duke u kthyer në Berat.
Foto 4: Autokolona e ushtrisë italiane duke u kthyer në Berat.

Foto 5. Një ndalesë në Këlcyrë teksa xhenierët riparojnë rrugën.
Foto 5. Një ndalesë në Këlcyrë teksa xhenierët riparojnë rrugën.

Të fundit

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve,...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Lajme të tjera

Web TV