Zheji: Fjalimi i Ramës në KiE goditi “sindromën” e vendeve të vogla në Strasburg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe analisti Artur Zheji ka komentuar fjalimin e Ramës të mbajur në Këshillin e Evropës.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi I” Zheji tha se Rama me anë të fjalimit të tij kishte si synim të tërhiqte vëmendjen dhe ia arriti duke pasur nje efekt pozitiv edhe në Kosovë.

Sipas tij ky fjalim bën pjesë në nisjen e fushatës zgjedhore për Ramën pasi ka “afektuar krahun e majtë të vendit” dhe kanë krijuar pëlqyeshmëri te njerëzit.

“Ai ka 30 vite në politikë dhe e paska pasur ëndërr gjithë jetën të jetë protagonist i linjës së parë. Ai shpreh kënaqësinë që arriti qëllimin e tij. Ai e çau kornizën duke tërhequr vëmendjen me atë që tha.

Është edhe pikësynim tjetër i tij, ai është futur në fushatë me këtë dalje. Në Shqipëri ka një numër shqiptarësh nga Kosova që jetojnë. Nëse kjo fjalë është projektuar të ketë efekt pozitiv në Kosovë, dhe në zonën e lidhur me Thaçin ka pasur, ku edhe Haradinaj foli mirë për këtë prononcim të Ramës.

Kjo mbështetje nga Kosova i kthehet edhe si vota dhe pëlqyeshmëri në vend. Ai ka goditur sindromën e vendeve të vogla në Strasburg. Në historinë tonë kemi dashur të jemi të rëndësishëm dhe pse jemi vend i vogël, ka një remineshencë nga Enver Hoxha. Kjo ngjashmëri bën efekt akoma dhe i shkon në favor Ramës pasi afekton krahun e majtë të vendit që ka ende nostalgji për Enver Hoxhën. Ndërsa akuzohet si socialist i oligarkëve dhe jo i popullit, pas këtij fjalimi krijojnë diçka pozitive për zgjedhjet”, deklaroi Zheji.

Të fundit

Nuk ndalen debatet në BBV/ Juli – Romeos: Nuk merrem me viktimat e telenovelave

Orët e para të mëngjesit, disa prej banorëve ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë. Në mesin e...

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E lavdëruar shpesh për aftësitë...

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, zbardhen emrat

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare. Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i...

Venecia nuk është më falas, ja sa do të paguajë një turist për të parë qytetin

Për herë të parë nga dita e sotme, ata që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Tarifa...

Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat kërcënojnë Europën. Roli i ndryshimeve klimatike

Përhapja e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat është raportuar në të gjithë botën, por veçanërisht në Europë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike. Insektet...

Lajme të tjera

Web TV