Mbretëresha i kishte ‘pikë të dobët’/ Mbreti Charles nxjerr në ankand 12 kuajt e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles do të shesë 12 kuaj garash që i përkasin nënës së tij të dashur, Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail”, mbreti i ri po përgatitet të nxjerrë në ankand 12 nga kuajt që ka trashëguar nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II.

Një e treta e kuajve të Mbretëreshës do të shiten në ankand në Neëmarket’s Tattersalls muajin e ardhshëm, thotë raporti, duke shtuar se më shumë shitje të kafshëve të dashura të Mbretëreshës do të pasojnë.

Vlen të përmendet se monarkja e ndjerë kishte gjithsej 37 kuaj garash. Dy nga kuajt e preferuar të Elizabeth që do të dalin në ankand janë ‘Just Fine’ dhe ‘Love Affairs’.

Një burim i afërt me pallatet mbretërore shpjegon se shitja e kuajve synon të eliminojë mbarështimin e kafshëve në Royal Sandringham Stud, që ndodhet në Norfolk, dhe ta kthejë atë në një muze brenda tre viteve.

Mbreti Charles ka 60 kuaj garash dhe 38 pela në Sandringham. I njëjti burim vuri në dukje se Mbreti i ri do të zvogëlojë numrin e kuajve, por marrëdhënia midis familjes mbretërore dhe industrisë së garave me kuaj do të vazhdojë.

“Dëshira e tij është të vazhdojë traditën me Garat Mbretërore Ascot, por jo në të njëjtën masë si monarkja e ndjerë që kishte pasion për kuajt.”

Mbretëresha Elizabeth zakonisht shiste rreth shtatë kuaj në vit.

Pak para se të jepte frymën e fundit, monarkja kishte mbajtur rreth 30 kuaj që merrnin pjesë në garat e shfaqjes.

“Nëse ajo nuk do të ishte mbretëreshë, ajo do të ishte një rritëse profesioniste kuajsh”, tha dikur për Elizabeth një burim i njohur me botën e pallateve mbretërore.

Lexo edhe :  Vajza e Obamës ka nisur punën si shkrimtare në seriale, shefja tregon “të fshehtat”

Lillibet e vogël filloi të hipte në moshën katër vjeçare në pony ‘Peggy’ që i dha gjyshi i saj George V, duke vazhduar një traditë të madhe Windsor.

Më vonë, ajo filloi karrierën e saj në mbarështimin e racës së pastër dhe garat me kua

Të fundit

Putin ka gati planin 2 të luftës/ Do të zgjasë deri në Pranverë, trupat në gatishmëri

Qindra mijëra trupa, tanke, sisteme të blinduara, antitank, robotikë dhe, në sfond, armë bërthamore taktike të gjeneratës së re...

“Më fal xhaxhi…”, 21-vjeçari shqiptar grabit italianin nën kërcënimin e armës

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas mediave italiane, i...

Kejsi surprizon Stresin: Të mbështes edhe sikur çdokënd ta kesh kundër!

Ish partnerja e Stresit, Kejsi ka reaguar për herë të parë që prej hyrjes së Stresit në Big Brother Kosova. Ajo i ka uruar...

Zbërthehet pastruesja, dëshmia: Më kërkoi t’i ruaja lekët, vjedhjen e inskenova sepse…

Zbërthehet pastruesja Rozeta Dobi, pastruesja e arrestuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi. Ka dalë në dritë dëshmia e plotë...

Zhdukja e Vis Martinaj/ “Kundërshtarët i dërguan mesazh që të vrasim në derë të shtëpisë”

Gazetarja investigative, Klodiana Lala, është shprehur se zhdukja shprehur se ende nuk ka prova të sigurta që tregojnë se Ervis Martinaj mund të jetë...

Lajme të tjera

Web TV