Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet sot propozimet për hapjen totale të dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj që i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Alibeaj tha se është dakord vetëm me një kufizim për hapjen e dosjeve, atë të mos cënimit të sigurisë kombëtare.
Ndërkohë që i ashpër në reagim ishte deputeti socialist, Pandeli Majko. Ai tha se duhet pasur kujdes, se cënohen fate individësh.
“Të jemi pak më të rezervuar, ta lëmë mes marrëdhënieve midis viktimës dhe kush e ka spiunuar ndërsa ju doni që të bëhet si Faceboook. Kemi të bëjmë me fate individësh. Ka edhe viktima që nuk do të donin të dilnin detaje. Diskutoni si adoleshente këtu”, tha Majko.