Viti i ri akademik nis me bojkot, Gjekmarkaj: Janë shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në një shënim në rrjetet sociale ka reagur në lidhje me grevën e paralajmëruar nga pedagogët. Gjekmarkaj, shkruan se pedagogët e studentë protestojnë për një trajtim më dinjitoz.

Sot është dita e parë e mesimdhënies universitare.Do të donim të bënim urimet tradicionale por diçka na pengon. Pedagogë e studentë janë sot në grevë për një trajtim dinjitoz. Ata nuk po kerkojnë të krahasohen me Italinë,Gjermaninë a Francen! Joo ! Thjesht me Kosoven e cila si ka permbushur ënde dy dekada pavarësi. Nuk ka shoqëri dinjitoze e shtet serioz pa një Universitet cilesor. Pa cilesi nuk ka elita dhe pa to nuk ka progres. Pas 32 vitesh liri ëndë ata kanë mbetur shtresa më e keqtrajtuar ekonomikisht dhe pa status. Ligji i arsimit të lartë kaq i kundershtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kerkojnë diçka pedagoget tentohet kundervenja ndaj tyre e shtresave të ndryshme sociale apo “lufta e klasave” me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një ” hall” apo “krize“.

A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogve? Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vendi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si menyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupen akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika. Opozita e mbeshtet këtë perpjekje të drejtë pedagogve pa marrë flamurin e kesaj levizje dhe pa tentuar ta perdorë atë per qellimet e veta të dites. I bëj thirrje koleges Kushi si pedagog të ngejë zërin për të mbeshtetur shtresen e saj e po kaq Kryeministrit Rama i cili nëse e ka seriozisht konfiskimin e pallateve pa leje të okigarkeve i ka gjetur aty rrogat e pedagoeve per 10 vitet e ardhshme. Dritë e diturisë perpara do të na shpjerë. Dija dhe kurajoja do ta bëjnë Shqiperinë më të mirë. Pedagoget sot janë shembulli.’- shkruan Gjekmarkaj.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV