Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit.
Alibeaj tha se qëllimi është që në zgjedhje të dilet me një kandidat të përbashkët e mbi të gjitha fitues.
Ai ka sqaruar se qëllimi i takimit ka qenë vënia në dijeni të grupit mbi takimin që Gazment Bardhi pati me Edi Palokën, të dy të mandatuar për dialog me qëllim bashkimin e PD.
“Para një jave në një diskutim të grupit ramë dakord që jemi të prirur për zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat, është në interes të demokratëve.
Synimi është ai që përcakton dhe instrumentin. Duam ne një kandidat të vetëm që të jetë fitues dhe instrumenti duhet të jetë proporcionalisht i tillë t’i shërbejë këtij qëllimi. Mënyrat janë pa fund”, tha ai.