Kryeministrja britanike do largohet? Parashikimi i “The Mirror”: Mund ta zëvendësojë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media britanike “The Mirror” ka parashikuar se së shpejti kryeministrja Liz Truss mund të largohet këtë javë.

“Liz Truss po lufton për jetën e saj politike, pasi konservatorët komplotojnë hapur për ta larguar atë pas vetëm gjashtë javësh në numrin 10”, shkruan e përditshmja britanike.

Më tej në shkrimin e gazetës thuhet se “Kryeministrja e ka shkarkuar tashmë Kancelarin e saj dhe ka braktisur pjesën më të madhe të agjendës së saj politike në një përpjekje të dëshpëruar për të qetësuar trazirat ekonomike të shkaktuara nga mini-buxheti i saj katastrofik”.

Po kush janë kandidatët që mund të zëvendësojnë Liz Truss?

Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes është i popullarizuar me deputetët dhe bazën e partisë, duke kryesuar mes kandidatëve për të marrë drejtimin e qeverisë.

Rishi Sunak, ish-kancelari mbeti pas Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favorshëm pas dështimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij.

Boris Johnson, ish-kryeministri i rrënuar nga skandali u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti, por ai mbetet një re e errët e varur mbi kryesinë e Liz Truss.

James Cleverly, besniku i Boris Johnson dhe Liz Truss, 53 vjeç, është ngritur në parti që kur u zgjodh deputet në 2015.

Penny Mordaunt, udhëheqësja e Commons kaloi në treshen e fundit të garës për udhëheqje konservatore, ku fitoi mbështetjen e 105 deputetëve.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV