“Tani e shohim diellin me inat”/ Rama: Duam ta shtyjmë sërish fashën 800 kw, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama po zhvillon këtë të martë në Gjirokastër një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, ku diskutohen sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.

Ai ka deklaruar  se qeveria po shikon mundësinë për të shtyrë vendosjen e fashës 800 kWh për energjinë elektrike edhe në muajin nëntor.

Megjithatë, ai u shpreh se deri në këtë moment gjasat janë që kjo të mos ndodhë duke iu referuar kushteve atmosferike.

“Qeveria është aty sepse ka marrë besim për të bërë të pamundurën për të lehtësuar barrën. Nëse nuk do kishim mbrojtur çmimin e energjisë elektrike për bujtinat shumë nga ju do kishin falimentuar.  Shikoni se çfarë ndodh në vende shumë më të përparuara se ne.

Në Itali çdo ditë mbyllen biznese, hotele, agro turizëm sepse nuk përballojnë dot më energjinë. Për ne është jetike të mbrojmë deri në fund familjet dhe biznesin e vogël. Dhe të bëjmë diçka më shumë edhe për sipërmarrjet më të mëdha që nuk e kanë të lehtë.

Kemi vendosur një fashë për të stimuluar kursimin dhe për të ulur konsumin e tepërt të energjisë. Ne mezi presim të shikojmë një mundësi të vogël që krijohet për të bërë një hap më shumë për të lehtësuar barrën e familjeve dhe bizneseve të vogla sidomos. U krijua një mundësi e vogël për ta shtyrë vendosjen e fashës dhe për të mos e vënë në muajin tetor.

Për shkak edhe të një moti të qëndrueshëm edhe sepse ka nisur një ndërgjegjësim për të kursyer. Patëm reshje. Për të fjetur gjumë rehat dhe për të thënë o sa mirë që doli dielli. Kemi ardhur në një kohë kur perëndia të na fali e shohim diellin me inat. Edhe për muajin nëntor po presim nëse do na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi. Për momentin duhet të kursejmë, kursejmë”, tha Rama.

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV