Amnistia Fiskale/ Rama u shtrin dorën ndërkombëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për ta dërguar në Parlament Amnistinë Fiskale, por kërkon që faktori ndërkombëtar ta pranojnë këtë projekt të qeverisë. Deri më tani BE dhe SHBA kanë dalë kundër nismës, me dyshimin se mund të pastrohen paratë e krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se amnistia fiskale e paralajmëruar nga qeveria është një nismë që do të shkojë në parlament, por me një draft që do të ketë edhe miratimin paraprak nga ndërkombëtarët. Me një gjuhë të ashpër ndaj mendimit kundër, Rama tha se nuk do të lë pa legalizuar paratë e shqiptarëve që kanë punuar 30 vjet. “Miqve ndërkombëtarë, partnerëve ndërkombëtarë, cinikëve ndërkombëtarë, kur ia japin gojës pa asnjë siklet duke i futur të gjithë në një thes e duke trajtuar përpjekjen tonë kushtetuese, për të legalizuar 30 vite gjak, djersë kursime, si një përpjekje të dyshimtë për të ndihmuar, lehtësuar, pastruar produktet e krimit. Një skandal. Por ne do të vazhdojmë përpara, sepse kjo është gjëja e duhur dhe e drejtë”, tha Rama. Ai është kthyer edhe situatës në Britaninë e Madhe. “Sa shqiptarë kanë vajtur në Britaninë e Madhe, me emër tjetër, si të larguar nga lufta në Kosovë sepse ishin në pikë të hallit dhe donin një zgjidhje. Sa vite kanë punuar ashtu? Ku do t’i çojnë ata kursimet e tyre? Të punës pa orar, në të zezë, që nuk e kanë shpikur shqiptarët, por ata të cilët e kërkojnë dhe e paguajnë. E pra, po nuk i lëmë ata në rrugë, nuk i lëmë”, tha Rama. Ai tha se do të punohet me draftin që ai të pranohet edhe nga ndërkombëtarët. “Do të bëjmë të gjitha ato që duhet, do ta bëjmë edhe amnistinë, për të cilën duam të kemi një draft sa më të dakordësuar me miqtë dhe partnerët tanë, se nuk është një gjë që duam ta bëjmë në mënyrë konfliktuale, si karshillëk ndaj askujt, por duhet ta bëjmë për njerëzit tonë”, tha kryeministri Rama.

Rikthimi i vizave?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të ditëve të fundit, se Çekia ka kërkuar rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Serbinë, pasi dy vendet nuk kanë arritur të frenojnë emigrantët e paligjshëm në rrugën e tyre drejt Europës. Kryeministri e quan atë një thashethem dhe sulmon opozitën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke kujtuar shpalljen e tij “non-grata” nga Amerika. “Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë #RublaÇorba”, shkruan Edi Rama në Tëitter.

Lexo edhe :  Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

PD njësoj si Putini

Kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim mes Partisë Demokratike dhe Vladimir Putinit. “Ndërkombëtarët nuk kanë asnjë faj. Jemi ne këtu të parët, është e djathta e rublave, ajo palo opozitë e zhytur në thesin e rublave, një pjesë e të cilit ka dalë në dritë, ndërsa ka një pjesë tjetër që ende nuk ka dalë në dritë”, u shpreh kryeministri Rama, këtë të martë, ndërsa shkoi edhe më tej duke thënë se PD-ja dhe Vladimir Putin kanë qenë dhe janë në harmoni të plotë. “Nuk është rastësi edhe për atë stampën që mori një komb i tërë në ballë si një popull egërsirash që edhe në një luftë çlirimtare nxirrnin organet e njerëzve si kanibalë dhe i trafikonin. Unë jam i bindur që ka gisht, në një mënyrë ose në një tjetër, pikërisht që kjo sot… prej kaq vitesh, për ditë e për natë, ul e ngre Shqipërinë si çerdhen e krimit, vetëm për luftë politike, vetëm për pushtet. Nuk ka si shpjegohet harmonia e plotë mes partisë së atij që e ka goditur botën me inflacionin e luftës, Putinit, dhe të partisë së atij, dje në pushtet, që sot bërtasin “Shqipëria në rrezik”. Nuk ka sesi. Pse ne nuk e votuam atë rezolutë dhe ata e votuan?! Sepse ata janë që hedhin gurin dhe fshehin dorën dhe thonë kapni hajdutin”, u shpreh Rama.

Të fundit

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV