Elton Qyno
Çështja e pronave në Shqipëri, vijojnë të jetë një nga problemet më të mëdha që pengon përparimin e vendit në shumë dimesione.
Sipas ekspertëve të jurisprudencës, pronat, janë plaga më e thellë, e lindjes së konflikteve të ndryshme, që në shumë raste kanë përfunduar me viktima.
Palët përfshihet në një amulli gjyqesh dhe konfliktesh që përfundojnë deri në dyert e prokurorisë, dhe siç ndodh shpesh herë pronën, nuk e merr pronari i ligjshëm.
Por e merr ai që është më i forti, ai që ka më tepër miq në Gjykatën e Larë, Policinë e Shtetit dhe ai që ka më shumë para.
Raste të këtij zhanri janë të shumtë në Shqipëri. Të tilla raste i gjen në çdo qytet. Ku shpesh herë falsifikohet një pirg me dokumenta, të cilat përdoren në institucione të ndryshme shtetërore dhe shkohet deri në atë masë, sa të falsifikohet certefikata e pasurisë në hipotekë.
Dhe kjo arrihet të bëhet duke përdorur firmën e shtetarëve, që nuk kanë qenë kurrë në krye të institucioneve të Kadastrës.
Arrihet të përdoret firma e një prokuroreje të Tiranës, sikur ajo të ketë punuar gjatë vitit 1997 në krye të hipotekës së Shkodrës.
Arrihet deri në atë pikë sa një prokuror të largohet nga hetimi dhe një tjetër të futet.
Arrihet deri aty sa të shmangen me marifet trashëgimtarët e tjerë dhe me ca miq në qeveri, pronari me dokumenta falso të afirmohet nga hiçi, si investitor strategjik mbi një rranishte që nuk dihet se kujt i përket, privatit apo shtetit.
Një rast i tillë vërtet domethënës, që se merr vesh se kush është i pari dhe kush është i fundit, ka ndodhur në plazhin e Velipojës.
Si gazetar, personalisht kam ndjekur shumë raste konfliktesh pronash, duke filluar nga “Jala”, “Karaburuni”, “Palasa”, “Zvërneci”, “Semani”, “Spilleja”, “Plazhi i Gjeneralit”, “Lalëzi”, “Talja”, “Kuneja”, “Rrana e Hedhun” dhe “Velipoja”.
Kudo kam parë skema të ndryshme falsifikime dhe konflikte të çfarëdo lloji, deri dhe në viktimta.
Kam hasur varrmihësa në Vlorë që kishin në pronësi gjysmën e pllajës së Karaburunit, në një kohë kur në realitet ata në shtëpinë e tyre s’kishin bukë për të ngrënë.
Kam konstatuar njerëz anonimë që me letra kishin Spillenë. Apo shoferë prokurorësh, që kishin hektarë me toka në “Gjirin e Lalëzit”.
Por në asnjë rast, nuk kam hasur që firma e një prokuroreje të Tiranës, të më dilte në një vërtetim pasurie të 17 janarit 1997 me sipërfaqe 390 dynymë në Velipojë.
Bëhet fjalë për firmën e prokurores Tatjana Laçej, e cila gjatë gjithë karrierës së saj në Drejtësi, ka punuar si Oficere e Policisë Gjyqësore dhe si prokurore në kryeqytet. Kurrë prokurorja s’ka qenë në krye të hipotekës Shkodër dhe as sekretare e thjeshtë në këtë institucion.
Mirëpo çuditshëm Tatjana Laçej, figuron firmëtare e një vërtetimi hipotekor, që mban datën 17 janar 1997 dhe që Laçej, ka nënshtruar në cilësinë e titullares së hipotekës Shkodër.
Pas gjithë kësaj skeme dhe industrie falsifikimesh, ka dyshime të forta se qëndron pikërisht biznesmeni i kazinove “Imperial”, Pëllumb Gjoka, miku i tij Ardian Beci dhe shefja e finances së kompanisë “Imperial” Sonila Boga, që ka ndjekur proceset gjyqësore në tre shkallët gjyqësore, duke qëndruar si përfaqësuese ligjore e të moshuarës Drande Hotaj.
Pëllumb Gjoka, njihen si biznesmen kontravers në Shkodër dhe i skeduar nga policia Kriminale.
Por çfarë ka ndodhur realisht dhe për të kuptuar sa më mirë fambulën duhet treguar nga fillimi.
Bëhet fjalë për një pasuri prej 390 dynymë tokë rranishtë në zonën e Velipojës.
Kjo pasuri është vënë në qendër të hetimit të një dosje penale në Shkodër, ku fillimisht është hetuar nga prokurori Gëzim Spahiu dhe pas përjashtimit të tij, dosja i ka kaluar për ta mbyllur prokurores Françeska Lekani.
Lekani ka çuar në gjykatë kërkesën për pushimin e ndjekjes penale për shkak të parashkrimit të afateve të veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”.
Megjithëse falsifikimi i dokumenjtave për marjen e pronës, është provuar përmes ekspertizave ligjore, habitshëm Lekani nuk ka denjuar t;i kërkojë gjykatës së Shkodrës, asgjësimin e këtyre dokumentave.
Çështja penale për pushimin e hetimeve të procedimit penal nr.751. i ka mbetur në dorë, gjyqtarit të Shkodrës Arbër Çela, i cili prej gati dy seancash është vënë në s’provë të madhe dhe nuk di ç’të bëjë. Kujt t’ia prishë dhe kujt t’ia ndreqë.
Ndërkohë në dosjen hetimore thuhet se Drande Hotaj, nga Malësia e Madhe, ka përfituar një tokë në Pulaj Velipojë, me siperfaqe prej 390 dylymë tokë, të cilën dyshohet se e ka përfituar në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të fallsifikuara.
Dyshimet janë se për kërkesat e paraqitura pranë organeve shtetërore, të bëra nga shtetasi Ardian Beci, njeri me 8 klasë por individ që shfaqet si personi i autorizuar me prokurë nga Drande Hotaj, janë përdorur dokumente të falsifikuara, me qëllim marrjen në cilësinë e “ish-pronares” të kësaj toke.
Konkretisht, janë referuar dyshime shumë të forta se “Vërtetimi i Pronësisë”, i datë 17 janar 1997, lëshuar nga Zyra e Hipotekës Shkodër, mbi bazën e të cilit janë marrë vendimet e autoriteteve kompetente për njohjen dhe kthimin e pronës si më lart, është i falsifikuar, pasi aty nuk është nënshkrimi origjinal i hipotekueses Tatjana Laçej.
Sipas këtij vërtetimi, prona në fjalë me sipërfaqe 39 hektarë ka qenë e regjistruar në emër të shtetases Drande Hotaj alias (Gjoka), në vitin 1938.
Pas zhvillimit të një serie falsifikimesh, është arritur të meret sipërfaqja e tokës, prej 390 dylym në Velipojë. Kjo jo vetëm duke përdorur dokumentat falso, por dhe dukë përdorur tre vendime gjykatë të Artur Gaxhit, Alaudin Malaj dhe Artan Brocit me Admir Thanzën.
Ujrat lëviznin nën rrogoz, por në fakt konflikti doli në sipërfaqe sapo në tereni u shfaq biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili i kërkoi në mënyrë ultimative shtetasit Dedë Marku që të braktiste lokalin, pasi toka tashmë i përkiste atij.
Por më pas konflikti për këtë sipërfaqe toke u zgjerua mes Pëllumb Gjokës, trashëgimtarëve të Drande Hotaj, e cila ndjesë pastë as vetë nuk e ka mësuar se si ka dalë pronare e kësaj pasurie të vyer në Velipojë.
Dhe në këtë konflikt është futur dashur pa dashur dhe një person tjetër i quajtur Dedë Marku, i cili ka ndërtuar një bar-restorant “Devi” në një pjesë të tokës.
Trashëgimtare e Drandes në këtë rast janë fëmijët dhe vajza e saj Lule Zefi, e cila banon në Kurbin dhe fatkeqësisht për shkak të konfliktit për këtë pronë, në 28 qershor 2017 Lulja, i ka shpëtuar një sulmi me armë.
Por për këtë ngjarje është arrestuar Agim Ajeti alias Grecu, i cili dhe u dënua nga gjykata e Kurbinit me 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Kanosjes me armë”.
Drandia, e cila tashmë nuk jeton më është halla e biznesmenit Pëllumb Gjoka, cili në një deklarim para hetuesve thotë se nuk e njoh fare këtë shtetase dhe në një tjetër pranon se e ka hallë, motrën e babait të tij Kolës.
Ndërkohë Lulja, vajza e Drandies, është vajza e hallës së biznesmenit Pëllumb Gjoka.
Si Drandia, pronarja e parë dhe vajza e saj në cilësinë e pronares së dytë, nuk kanë marë asnjë centimetër tokë nga 39 hektarët që kishin në Velipojë, edhe pse sërisht pronësia e tyre ka shumë rezerva.
Të gjithë këtë sipërfaqe sot, e ka marë në rrethana të mistershme biznesmeni Pëllumb Gjoka, që ka hyrë në zonë me statusin e investitorit strategjik të miratuar nga qeveria Rama.
Pëllumb Gjoka, bën kryq publikisht dhe betohet se do i marë pronën dhe largoje restorantin e Dedë Markut, ndërsa ky i fundit bën kryq e betohet para Pëllumb Gjokës se ai nuk mund t’ja marrë pronën.
Përbetimi dhe bërja e simboleve fetare nga Pëllumb Gjoka, ka dalë dhe është evidentuar në dëshminë e Dedë Markut, i cili ka deklaruar në 11 nëntor 2020 para oficerit se:
”… Në vitin 2018, në muajin Maj, më ka thirrur shtetasi Pellumb Gjoka duke më thënë se toka që unë shfrytëzoja është e tij, pasi kishte bërë letrat. Unë i kam thënë se Pëllumbit, se “…nuk pijnë ujë ato letra që ke bërë ti, pasi rëra dhe plazhi është publike…, është e shtetit”. Nuk kemi biseduar shumë gjatë, por Pëllumbi bëri kryq se do ta merrte ai pronën. Edhe unë bëra kryq se nuk e merr dot…”.
Sipas Dedë Markut, letrat janë tërësisht të falsifikuara, pasi aty ka dalë si pronare Drande Hotaj, që s’e ka ditur kurrkush si pronare. Marku thotë se e moshuara figuron si ish-pronare në kohë të Zogut, kur atëherë ka qenë vetëm 5 vjeç.
Por vulën falsifikimeve të dokumentave në këtë çështje ja ka vënë plotësisht, prokurorja e Tiranës, Tatjana Laçej, e cila në datën 19 nënëtor 2020 është pyetur nga prokuroria e Shkodrës, pasi emri i së cilës figuron tek “Vërtetimi Hipotekor” i datës 17 janar 1997.
Pasi është njohur me këtë vërtetim, ajo ka sqaruar se:
“…Së pari, nënshkrimi poshtë gjeneralitetve të saj, nuk është bërë nga ajo.
Së dyti, në periudhën kur supozohet të jetë lëshuar ky vërtetim, pra më datë 17 janar 1997, Tatjana Leçaj, nuk ka qenë në punë në Zyrën e Hipotekës Shkodër. Por ka ushtruar detyrën e OPGJ-së në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku më pas është emëruar prokurore…”.
Tatjana Laçej, nuk ka punuar në farë në hipotekë, dhe se prej 7 Majit 1996 ajo ka punuar si oficere pranë prokurorisë së Tiranës dhe në 26 dhjetor 1997 është emëruar prokurore sektori.
Dokumenti i “Vërtetimit të pronësisë” i mohuar prej saj se është firmosur, u faktua dhe përmes ekspertizës ligjore si i falsifikuar.
Veç këtij dokumenti, janë dhe disa dokumenta të tjera që kanë rezultuar të falsifikuara dhe mbi bazën e tyre janë zhvilluar tre procese gjyqësore në Tiranë, nën emrin e të moshuarës Drande Hotaj.