Vdekja e të riut në duart e policisë/ Eksperti: Uroj mos të jetë një ngjarje ”Rasha 2”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku i riu Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë pasi ishte shoqëruar.

Karamuço thotë se është herët për të dalë në përfundime, por vë në dukje probleme që janë ngritur edhe më parë, por nuk janë marrë parasysh nga policia.

Ndër të tjera, eksperti uron gjithashtu që mos të kemi të bëjmë me një ngjarja “Rasha 2”, duke iu referuar vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hadëraj.

Reagimi i plotë:

Çështja është në hetim dhe është ende herët të dalim në konkluzione, por ka disa gjëra që ne i kemi ngritur shpesh dhe policia nuk na ka dëgjuar. Asistenca dhe mbikqyrja psikilogjike dhe e shëndetit emocional të policëve të terrenit është shumë urgjente me qëllim që ata të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas ligjit dhe procedurave standarde.
Ndihet emergjente rivendosja në funksion e minikamerave trupore operacionale të policisë së shtetit sepse do ndihmojnë shumë në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Nuk ka ende një informacion se pse janë hequr minikamerat.
Rregulli i artë për të cilët duhet bërë shumë punë trajnuese në vazhdim me policinë është që me prangosjen e personit mbaron forca e ligjshme e përshkallëzuar. Nga ai moment fillojnë të drejtat e njeriut.
Uroj mos jemi përpara një ngjarje Rasha 2.

Të fundit

‘Meta për Tiranën’/ Kreu i PL-së audio mesazh nga qelia: Opozita do marri 84 mandate

Meta ka shprehur besimin se Partia e Lirisë do të shënojë sipas tij një fitore historike për Shqipërinë, ku...

Lajm i fundit/ Aksident me vdekje në Bulqizë

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka...

Mbappe u jep fund polemikave: “Jap jetën për Francën, asnjë krisje me Deschamps”

Franca gjen sërish yllin e saj. Pas përjashtimit të fundit të diskutueshëm, Kylian Mbappe është rikthyer në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme të...

Pullat fiskale futen në kolaps biznesin, shoqëria e re shqiptaro-arabe do t’i prodhojë

Kompania koncesionare SICPA së cilës i përfundoi kontrata 12 vjeçare për prodhimin e pullave fiskale në fund të muajit Dhjetor, do të rikthehet sërish...

Basha replikon sërish me Ramën: Ç’punë ke me shokët e mi? Merru me të tutë se …

Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi se kishte ngelur vetëm. Basha shfaqet në një video me Hysen Xhurën, kandidat...

Lajme të tjera

Web TV