“Po bëhen ligje të njëanshme”/ Mediu: Kështu mund të fitosh zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se, nuk mund të bëhen ligje të njëanshme, ligje që sulmon një njeri.

Mediu u shpreh se në Shqipëri është hequr fare prezumimi i pafajësisë.

Kreu i PR-së, u shpreh se me një ligj të tillë, që u votua të enjten në parlament nga deputetët e Ramës dhe ata të Alibeajt, mund të përjashtosh njerëz nga politika, mund të fitosh zgjedhje.

‘Nuk mund të bëhen ligje që sulmojnë drejtpërdrejt një person apo çështje të caktuar. Filozofia e ligjeve në jurisprudencë nuk është e tillë në vendet demokratike nuk është e tillë.

Ajo që është akoma më e keqe në vende tona është se ne e kemi hequr fare prezumimin e pafajësisë. Ne e bëjmë fajtor tjetrin pa arritur që ta faktojmë nëpërmjet një fakti konkret apo vendimi gjyqësor.

Ka dhe vende të tjera në këtë proces siç është Rumania. Por Rumania në momentet kur deklarohet dosja, ajo duhet të provohet në gjykatë, përndryshe strukturat politike mund të marrin vendime politike të njënashme për interesa politike, për të përjashtuar njerëz nga aktiviteti politik, për të fituar zgjedhje, kontrolluar jetën dhe politikën sociale në vend.

Nëse duhet të marrim një shembull konkret real, duhet që të ecim në një proces ku garantohet e drejta dhe garantohet edhe individi që procesi është i drejtë’, tha Mediu.


Të fundit

Akuzat lidhur me çështjen ‘McGonigal’, ministrja Ibrahimaj: Bëhet për zhurmë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj u pyet dhe për akuzat e ngritura nga opozita për çështjen e...

Vdekja e nënës 30-vjeçare në maternitet/ Familjarët akuza mjekut: I ka bërë gjilpërë…

Disa orë pasi 30-vjeçarja M.V ndërroi jetë në ambientet e spitalit "Koço Gliozheni" 4 ditë pasi solli në jetën foshnjen e saj, familjarët e...

“Di shumë gjëra”/ Gazetarja i kthehet Oltës: Zoti nuk u kursye aspak për ty, përse po…

Këtë javë Olta Gixhari e ka zhvilluar lojën e saj me “kërcënime”. Siç nuk i ka hije një gruaje, aktorja gjatë gjithë kohës e...

Vrasja që tronditi vendin/ Flet djali i viktimës në Gramsh: Mos ma njollosni babain

Nipi i Xhevit Sinanit ka folur pas krimit të rëndë në Gramsh, ku i moshuari vrau gruan dhe vëllain e tij. Djali i viktimës, Shaqir...

E reja humbi jetën disa ditë pas lindjes/ Materniteti “Koco Gliozheni”: Në momentin që..

Materniteti  “Koco Gliozheni” ka reaguar pasi një 30-vjeçare humbi jetën disa ditë pas lindjes. Përmes një deklarate zyrtare, SUOGJ “Koco Gliozheni” thekson se lindja e...

Lajme të tjera

Web TV