Rasti i Lear Kurtit, Rama: Këta akuzojnë policinë, policia u soll në mënyrën më korrekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat. Nga Shirgjani i Elbasanit, ku po zhvillon një takim me fermerë dhe blegtorë të zonës, kreu i qeverisë u shpreh policia është sjellë në mënyrën më korrekte dhe ka pezulluar tre efektivët e patrullës ndërkohë që bëhen hetimet.

Rama tha se nuk ka pasur asnjë arsye të jashtme që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 32-vjeçarit Kurti. Ndërsa theksoi se para të ketë reagime duhet pritur ekspertiza mjeko-ligjore, kryesocialisti u shpreh po ashtu se “ata” po përpiqen ta lidhin rastin me atë të Klodian Rashës dhe rrjedhimisht të nxjerrin edhe njerëzit në rrugë.

“Kanë që dje që akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Ndërkohë që në mënyrën më korrekte, serioze, dinjitoze, ka pezulluar personat që të mos jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi…Është mjekësia ligjore që bën punën e vet. Nuk ka asnjë arsye që të ketë pasur arsye nga jashtë, të ketë qenë gjë e bërë me të keq. Të gjithë presim autopsinë, raportin mjeko-ligjor e me radhë. Çfarë qeniesh janë këta që u dalin njerëzve si gogolë në ekrane…E vrau policia sepse duan ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte, të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan të nxjerrin njerëzit rrugëve,” tha kryeministri Rama nga Elbasani.

Të fundit

Një 40-vjeçar bie nga kati i katërt i pallatit në Shkodër, zbardhen informacionet e para

Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40...

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me ‘fuqizimin ekonomik të grave dhe...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Hodhën molotov ndaj Bashkisë së Tiranës, e pësojnë keq Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Policia ka proceduar në gjendje të lirë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin dhe ish-deputetin, Klevis Balliu, pas protestës së djeshme (19...

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

Gjendja e ish-pilotit të Ferrarit në Formula 1 mbetet një mister për publikun pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë skijimit...

Lajme të tjera

Web TV