Alibeaj mbështet PS: Duhet ta kishim bërë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se PD duhet të ndërhynte më herët në këtë ligj, pasi sipas tij është detyrë e kësaj partie. Ai ka hedhur poshtë zërat se ka një marrëveshje të fshehtë me PS-në kundër Berishës dhe Metës.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas depozitimit në Kuvend të dy iniciativave për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të dosjeve. Alibeaj deklaroi se hapja e Dosjeve është një detyrim për të gjithë në mënyrë që vendi të shkëputet nga e shkuara dhe trashëgimia e regjimit. Ai mohoi se ka pasur një marrëveshje pazari për këtë ligj. “Publiku duhet të informohet për çfarë ndodhi dje (të enjten), kjo iniciativë për dekomunistizimin është diçka më e madhe se hapja e Dosjeve. Nga ana jonë ka pasur disa iniciativa ligjore dhe duhet të them, iniciativa e parë ka pasur synim përkujtesën, bëhet fjalë për ligjin që synonte që burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë. Është nga ato hapat e lënë në hije por kujtesa është një element i rëndësishëm që ka marrë vëmendjen tonë”, tha Alibeaj. Sipas tij, ky ligj ka filluar që në vitin 2018. “E dyta është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, është projektligj i plotë dhe ka filluar puna e konsultimit që në vitin 2018 dhe në gusht është depozituar nga ana jonë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e regjimit totalitar komunist”, tha Alibeaj. Ai shtoi se projektligji duhej depozituar më parë, ndërsa tha se nuk ka asgjë triumflaiste për këtë vendim pasi PD ka pasur mundësi ta bënte transparencën kohë më parë. “E treta ka të bëjë me hapjen e Dosjeve, ligji për informimin e publikut lidhur me dosjet e ish-Sigurimit. në 2015 është miratuar ligji për autoritetin për informimin e dosjeve. Është bërë një avancim i lehtë drejt hapjes së tyre u jepej mundësia që vetëm 2 kategori të kishin mundësi të njiheshin me dosjet, e para u jepeshin viktimave dhe e dyta autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit. Sigurisht ishte e paqartë se pse u jepej aksesi autorëve të krimeve. Edhe sot që flasim sa pa hyrë në fuqi ligji i votuar dje publiku i gjerë e ka ë pamundur të shkojë te Autoriteti dhe të paraqesë një kërkesë dhe të marrë atë që kërkon, e pamundur. Që të bënim hapjen e plotë të dosjeve duhet të shkëputemi nga e shkuara komuniste, duhet të shkëputemi nga trashëgimia dhe tranzicioni, asgjë triumfaliste nuk ka në këtë vendim, më mirë vonë sesa kurrë. Ka pasur mundësi PD ta bënte transparencën kohë më parë. Shoqëria nuk mund të vazhdonte duke mos njohur të shkuarën e vetë, nuk do mund të reflektonte dhe të nxirrte mësime për të ardhmen. Tranzicioni na ka treguar çfarë ndodh kur nuk bëhet transparencë për sigurimin e shtetit. Duhet të bëhej më parë, në emër të të gjithëve. E bëri e gjithë Europa Lindore. Vetëm këtu nuk u bë”, deklaroi Alibeaj.


Të fundit

Manchester City mposht Arsenalin dhe kalon në raundin tjetër të FA Cup

Goli i Nathan Ake vendosi sfidën Manchester City-Arsenal. Dueli i raundit të 1/16-ve në FA Cup, u mbyll 1-0...

Besnikë dhe të qëndrueshëm, me këto shenja do të keni një marrëdhënie perfekte

Personat që i përkasin shenjave të mëposhtme njihen si të qëndrueshëm dhe besnikë. Demi Askush nuk e vlerëson partnerin e tij më shumë se sa një...

Largimi i shqiptarëve, eksperti i punësimit tregon ‘çelësin’: Frenimi i emigracionit..

Në kushtet e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, eksperti për çështjet e punësimit Erald Pashai, sugjeron rritjen e pagës mesatare në 850 euro...

Rrëfehet ish-e dashura e McGonigal: I gjeta në shtëpi çantë me para më tha se…

Charles McGonigal kishte një lidhje jashtë martesore, pa e ditur se ky raport do i kushtonte shumë! Duket se qenë Allison Guerriero, e dashura e...

Peleshi për VOA: Nuk ka siguri kibernetike 100%, kërkon kombinim të shumë faktorëve

Ministri i Mbrotjes Niko Peleshi thotë se lufta në Ukrainë ka rritur dyfish shqetësimin në Ballkan dhe se ky rajon mbetet një vatër e...

Lajme të tjera

Web TV