Jo vetëm Milani, Armando Brojën e kërkojnë dhe në La Liga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Armando Brojës duket larg Chelsea dhe sipas gjitha gjasave sulmuesi shqiptar do të largohet nga Londra në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar javë më parë vazhdoi kontratën me Chelsean deri në verën e vitit 2028, por Milani po insiston për transferimin e tij.

Jo vetëm gjiganti italian, pasi Broja pëlqehet edhe nga skuadrat angleze si Everton, West Ham United, Southampton apo Aston Villa.

Së fundmi interesim për Brojën ka edhe nga La Liga, ku Sevilla po kërkon transferimin e tij.

Mediumi spanjoll ‘Estadio Deportivo’ ka raportuar se Sevilla ka shprehur interesim për Brojën, ku drejtori sportiv Monchi e pëlqen jashtëzakonisht shumë shqiptarin dhe synon transferimin e tij në janar.

21-vjeçari ka kontratë afatgjate me Chelsea-n, por londinezët janë të hapur ta shesin nëse vije ndonjë ofertë mbi 35 milionë euro.

Gjithsesi duke parë zërat e shumtë për një transferim të tij, largimi i Brojës në janar nga Chelsea duket i pashmangshëm.

Sevilla njihet si një klub që u jep hapësira të shumta lojtarëve të rinj dhe mund të jetë një hap i madh për reprezentuesin shqiptar.

Broja këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje me fanellën e Chelseas, ku në total ka 236 minuta të luajtura dhe vetëm një gol të shënuar.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV