Këngët napolitane këndohen në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

( Përsiatje për koncertin e edicionit të tretë të “Festivalit të Këngës Napoletane” në Durrës )

Nga Fatmir Minguli

Ishte një mbrëmje ku shiu nuk pushonte, ajo mbrëmje e së premtes të 14 tetorit në Durrës dhe salla e madhe e teatrit “ Aleksandër Moisiu” ishte mbushur plot e përplot me shqiptarë dhe shumë italianë që kishin ardhur për të shijuar një koncert tjetër lloj.
Përse tjetër lloj? Sepse po zhvillohej edicioni i tretë i Festivalit të këngës napolitane kënduar nga këngëtarë shqiptarë që ishin në kornizën e konkursit. Por nuk munguan dhe këngëtare italiane dhe shqiptare që shoqëruan konkuruesit.

Një konkurs këngësh klasike napolitane kënduar nga vajza dhe djem të shkollës së mesme “ Jan Kukuzeli” të Durrësit dhe të akademisë së arteve në Tiranë, nuk është shumë e zakontë në ditët e Shqipërisë së sotme. Madje po të mendosh se si ishte organizuar ky konkurs këngësh napolitane do habitesh për atë përsosmëri që pati festivali ku për dy orë e gjysmë rresht deri sa u shpallën këngëtarët fitues. Ata fituesit u shpallёn nga i madhi Kastriot Tusha që ishte dhe kryetari i jurisë e cila kishte në përbërjen e saj dhe artistët Orges Mema, Luljeta Strefi, Sajmir Kalaja dhe Katerina Bellviso ku kjo e fundit ёshtё docente e letёrsisё nё Konservatorin “Nicolo Piccini” tё Barit, Itali.

Shoqata “New Umor Sound” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe shkollën artistike “Jan Kukuzeli” organizuan edicionin e tretë të këtij festivali, që ndryshe nga vitet e kaluara kur pjesëmarrja qe më e kufizuar për shkak të pandemisë, këtë herë numri i këngëtarëve pjesëmarrës është shumë më i lartë dhe jo vetëm kaq por dhe pjesmarrja e spektatorëve ishte e paimagjinueshme, “ tek shiu vazhdonte të binte jashtë teatrit”.

Këngëtarët që konkuruan për vendin e parë në këtë festival ishin: Aldrin Biba, Kristo Qerama, Kellsi Hysenaj, Edona Prenga, Emi Tushiti, Ariola Hoxhallari, Suzana Daja, Xhaneta Nelaj, Gue a Hysenaj Kejthin Gjata, Igor Muço, Noel Tatani dhe Greta Berberi.
Por ishte tharmi i punës së palodhur të stafit të shoqatës me qendër në Durrës “Associazione New Umor Sound” me kryetar Giuseppe Palumbo dhe bashkëpunëtor këngëtaren Julieta Strefi që bashkëpunuan kaq shumë me pedagogët dhe nxënësit e shkollës së mesme artistike “ Jan Kukuzeli” dhe sollën në skenën e theatrit “ Aleksandër Moisiu” katërmbëdhjetë këngëtare e këngëtarë të rinj. Napoli si Durrës dhe Durrësi si Napoli – tha në hapje të festivalit z. Xhusepe i cili pasi bëri një rezyme të shkurtër të dy edicioneve të mëparshme që u mbajtën po në këtë skenë dhe që solli ngjashmëritë mes shqiptarëve dhe napolitanëve në veçanti jo vetën në fushën e muzikës. Këngët që u kënduan ishin nga më të ndryshmet në gjinitë muzikore dhe nxënëset ishin të apasionuara pas tyre e secila apo secili jepnin maksimumin e tyre para qindra spektatorëve që mbushnin sallën. Nën drejtimin e prezantuesve Gjergj Doçi, aktor i teatrit “Aleksandёr Moisiu” Durrës dhe Livia Bani, interprete koncerti mori pamjen e njё festivali kombёtar dhe në mёnyrё tё specailizuar ai ishte prezantim i njё festivali ndёrkombёtar.

Lexo edhe :  Faleminderit, mjeshtër!

Stafi i Associazione New Umor Sound ka uruar pёr ndihmёn dhёnё kёtij festivali pёr pjesёn shqiptare, Bashkinё Durrёs, (Emiriana Sako), Ministrinё e Kulturës (Elva Margariti), Qendrën Kulturore “A.Moisiu”, (Elio Bajramaj), Shkollën e Muzikës Jan Kukuzeli, (Orges Mema).

Kastriot Tusha i cili vlerësoi prurjet dhe interpretimin e lartë të këngëtarëve, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm ky festival që lindi në kohët e vështira të pandemisë, duhet të zhvillohet edhe në Tiranë. Ky edicion pati të ftuar dhe këngëtaren napoletane Imma D’Inverno që solli fuqishёm dhe me pathos këngën tradicionale napoletane. Çifti i artistëve orgnizatorё Giuseppe Palumbo dhe këngëtarja Julieta Strefi Palumbo, bёri qё festivali tё pёrcillte veç emocioneve edhe tarditën e këngës dhe muzikёs napolitane, e cila tani nё Durrёs rikthen ato emocione qё kanё pas durrsakёt nё vitet 60- 70 tё shekullit tё kaluar. Njё ngjashmёri tё tillё mes muzikёs shqiptare popullore dhe kёngёve tё lehta tё traditёs e sollёn konkuruesit por dhe kёngёtarja Julieta Istrefi Palumbo. Kurse pёr Xhusepe Palumbon, kёtё artist virtuoz, poet dhe studjues i muzikёs tradicionale jo vetёm napolitane mund tё themi se ai u transferua nё Durrёs nё vitin 2013 ku vazhdoi aktivitetin e tij cultural dhe tё spektakleve duke kontribuar falё njё eksperiece pesё vjeçare zhvilluar nё festivalet e Napolit nё Mediaset nga viti 1998 vit ku kёnga e tij GUE’ PASCA’ doli fituese festivalit. Sot sё bashku me Julieta Istrefin kёngёtaren mezosopane plot energji kontribuojnё nё Durrёs duke rritur vlerat vazhdimisht, nga viti nё vit mes kulturёs dhe spetaklit italain dhe atij shqiptar. Vlen të theksohet se të dy fituesve tё kёtij festivali tё tretё, Kejthin Gjata dhe Kristo Qerama iu akorduan bursa studimi nё Itali si dhe shoqata artistike “Illimarte” dhe artisti Raffaele Cardone i kompozojnё njё kёngё si dhuratё, duke mos harruar se kёta ishin dhe sponsorizues tё kёtij festivali. Këngëtarët që konkurojnë për vendin e parë në këtë festival ishin: Aldrin Biba, Kristo Qerama, Kellsi Hysenaj, Edona Prenga, Emi Tushiti, Ariola Hoxhallari, Suzana Daja, Xhaneta Nelaj, Gue a Hysenaj, Kejthin Gjata, Igor Muço, Noel Tatani dhe Greta Berberi. Ata u vlerësohen për performancën e tyre në skenë nga juria e përbërë nga i mirënjohuri Kastriot Tusha, Orges Mema, Luljeta Strefi, Sajmir Kalaja dhe Katerina Bellviso.

Të fundit

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Lajme të tjera

Web TV