“I thashë Metës nuk të shkonte kostumi i presidentit”/ Maliqi ‘zbërthen’ skenarin e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti Lefter Maliqi i ftuar në një studio televizive rrëfeu se i ka thënë Ilir Metës se nuk i shkon kostumi i presidentit por Rama e vendosi me qëllim goditjen e partisë së tij.

“Dua të ndalem në takimin që pata me zotin Meta anë Kuçovë në bastionin më të majtë të Shqipërisë ku drejtohet nga PS. Në fjalimin tim i thash Metës që ju nuk ju shkonte kostumi i presidentit.

Ky mosmirënjohës që quhet Rama ju vendosi president për të goditur në themel së bashku me Lulin, LSI-në në themel. Në 2007 i dha bashkinë Ramës, në 2013 i dha dhe postin e kryeministrit e kështu me radhë. Dhe çfarë bëri ky ngriti dy komisione me deputet hetimor, shpifnin këto deputetët qesharak të listës famëkeqe, një pjesë e tyre as lexonin as dinin të flisnin, i josh i manipuloi. Të njëjtën gjë po bën me zotin Meta tani se e di që opozita e bashkuar e rrëzon në Tiranë por dhe në Shqipëri Ramën”.

Sipas Lefter Maliqit goditjet për LSI-në dhe tashmë PL kanë vijuar dhe vijojnë akoma.

Sakaq ai shprehet se Ilir Meta është njëri që përcjell shumë shpresë.

“Këta goditën LSI-në dhe në pushtet lokal dhe në zgjedhjet e fundit e të gjitha me radhë. Urdhëri i Ramës ishte që njerëzit e LSI që ishin me test partie të ishin në bashki, ata që nuk iu bindën vendimeve politike të Ramës të largohen. Dhe ne kemi bërë një lloj kontrolli dhe në Kuçovë dhe kudo, ku 700 veta anëtar të LSI ishin në punë. Ata janë të pakënaqur me drejtuesit e tyre. Tani o krijohet PL, Ilir Meta është njëri që përcjell shumë shpresë. Një pjesë e tyre janë joshur nga PS dhe 2 prej tyre filluan punë por ne jemi të bindur se Meta me Berishën të marrin vendimin e shpejtë që brenda javës së parë të dhjetorit të dalin kandidatët për bashki.”

Të fundit

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Lajme të tjera

Web TV