“Nëna më tha vrite fëmijën”/ Historia e trishtë e 48 vjeçares, si e martuan pa dëshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta një grua 48 vjeçe nga një fshat i Ballshit ka rrwfyer sot nw rubrikën “Kam një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”vuajtjet e saj.

Ajo ka rrëfyer se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë dhe plot vuajtje dhe se është martuar dy herë pa dëshirë nga prindërit e saj.

Herën e parë ajo është martuar në moshën 19-vjeçare më një burrë që aso kohe ishte 30 vjeç. Pas martese Luljeta tregon se është keqtrajtuar shumë në shtëpinë e burrit madje edhe nga vjehrri dhe vjehrra e kur ngeli shtatzënë vendosi të kthehej në shtëpinë e prindërve.

Në atë kohë asaj i është dashur t’i dalë kundër edhe nënës dhe motrave të saj të cilat pasi mësuan se Jeta ishte shtatzënë i kërkuan asaj ta hiqte fëmijën.

Jeta: Kur kam qenë e vogël kam vuajtur shumë dhe jam trajtuar keq nga familja. Pas fëmijërisë së vështirë më kanë martuar të vogël.

Ardit Gjebrea: Sa vjeçe të kanë martuar?

Jeta: 19 vjeçe. Dhe pa lejen time. Nuk më kanë pyetur.

Ardit Gjebrea: E njihje burrin?

Jeta: Jo. Vetëm kur erdhi më thanë që ka ardhur edhe më parë. Vendosën ata, jo unë. Dhe ishte më i madh se unë në moshë.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte më i madh?

Ardit Gjebrea: 11 vite diferencë. Si shkoi martesa e parë?

Jeta: Nuk shkoi mirë martesa. Unë ngela shtatzënë dhe u thashë të shtëpisë se nuk shkoj mirë. Mami me motrat më thanë vrite fëmijën.

Ardit Gjebrea: Vrite fëmijën! Ti çfarë bëre?

Jeta: Nuk e vrava, nuk i dëgjova ato. Babi nuk dinte gjë. Se punonte me naftën, nuk e dinte ç’ndodhte në shtëpi. Kur vjen babi në Ballsh në spital i thashë që nuk dua të kthehem atje.

Lexo edhe :  Veliaj pret ambasadorin e Egjiptit: Bashkëpunim mes Aleksandrisë dhe Tiranës

Ardit Gjebrea: Në shtëpinë e burrit?

Jeta: Më trajtonin keq, vjehrra më vjehrrin më shumë. Kur dola nga ditët erdhi babi më mori. Kam vajtur në fshat dhe mami tha “çoje vajzën atje, nuk do e mbajmë”.

Ardit Gjebrea: Po pse kjo sjellje e nënës?

Jeta: Sikur isha e huaj. Nuk e di edhe në jetimore ta marrësh fëmijën nuk duhet ta trajtosh kështu.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi më pas?

Jeta: U ktheva në shtëpi, mami thoshte “do e çosh”, unë nuk thosha nuk e çoj, babi tha “mirë nuk do e çojmë vajzën”.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin vajza?

Jeta: Luljeta.

 

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV