Një destinacion i pazakontë në Petrelë/ Veliaj zbulon pamjet nga fshati “Krijues”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petrelës, i është shtuar një fshat i pazakontë. Një vend ku çdokush, jo vetëm fëmijët, mund të gjejë plot mundësi për t’u argëtuar dhe të kalojë një ditë ndryshe.

Fshati Krijues është projekti i ri, që synon t’i japë zonës një destinacion të ri, sidomos për fundjavën, duke transformuar disa kapanone ushtarake në hapësira krijuese dhe argëtimi.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vizitoi këtë hapësirë të re së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Ai tha se rigjallërimi i periferive të Tiranës u bë e mundur falë reformës territoriale, e cila i dha mundësinë bashkisë të investojë më shumë në ish komuna.

“Jam vërtet shumë krenar për 4-5 organizatat që janë bërë bashkë për të krijuar një destinacion si ky. Tirana është sot 1250 km2 – nga një qytet me vetëm 42 km2, ndodhi një bashkim madh me pjesën rurale dhe pyetja ka qenë: A ia vlejti? Nga ana infrastrukturore është shumë kollaj të përgjigjesh: Patjetër që ia vlejti! Shumë prej këtyre rrugëve që janë bërë në zonat rurale, me taksat e ish komunës së Krrabës, apo të Zall-Bastarit, Shëngjergjit, nuk do të ishin bërë kurrë. Do të duheshin 65-70 vjet, por bashkimi me Tiranën arriti të krijonte një lloj rishpërndarjeje,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se pas infrastrukturës, jeta dhe gjallëria në këto zona vjen nga zhvillimi i kulturës dhe i turizmit.

“Sot ndihem vërtet mirë që, përveç infrastrukturës, kanë ardhur edhe aktivitetet kulturore. Kur bëhen të dyja bashkë, investimi ka duk. Vërtetë kemi bërë diçka mbarë dhe bravo ju qoftë të gjithëve për këtë që keni arritur. Në qoftë se nuk ka bashkëpunim, nuk funksionon dot energjia e përbashkët. Në momentin që bëhemi bashkë, dhe tashmë kemi bërë një plan me Elvën se si do të lobojmë te Ministria e Mbrojtjes, që ky ‘pushtimi i butë’ që ndodhi sot me fëmijët, me art dhe kulturë, të kthehet në një pushtim edhe me letra, që ta kemi si një strukturë permanente këtë akupunkturë që është zhvilluar në Petrelë”, tha Veliaj.

 

Të fundit

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Lajme të tjera

Web TV