Stuhi kërcënuese për jetën dhe përmbytje, uragani i rrezikshëm shkon drejt këtij shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uragani Roslin pritet të godasë brigjet e Paqësorit të Meksikës, duke sjellë me vete stuhi dhe përmbytje të rrezikshme.

Kështu njoftoi Qendra Kombëtare e Uraganeve të SHBA (NHC) dhe autoritetet meksikane u bënë thirrje banorëve të zonave të caktuara që të strehohen.

Zyrtarët e urgjencës po nxitonin për të përfunduar përgatitjet për t’u mbrojtur nga uragani ndërsa ai lëvizte drejt zonave turistike përgjatë bregut të Paqësorit të Meksikës.

Parashikuesit thonë se Roslin do të sjellë reshje të mëdha shiu në të gjithë Meksikën jugperëndimore, kryesisht në zonat si Colima, Jalisco, Nayarit dhe Sinaloa.

Në shtetin fqinj të Jalisco, guvernatori Enrique Alfaro tha se 270 njerëz ishin detyruar të largoheshin nga një qytet pranë rrugës së pritshme të uraganit dhe se pesë strehimore emergjente ishin ngritur në Puerto Vallarta.

 

 

Të fundit

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Foto/ “Kafsha më e shëmtuar në botë” shpallet peshku i vitit në Zelandën e Re

Dikur e cilësuar kafsha më e shëmtuar në botë, ‘peshku me njolla’ ka bërë një rikthim mahnitës, ai u kurorëzua këtë javë si Peshku...

Arrestimi i rivalit të Erdogan, lira turke pëson rënie rekord brenda orësh

Lira e Turqisë ra deri në 12.7% dhe arriti një nivel të ri të ulët historik prej 42 për dollar të mërkurën, me obligacionet dhe aksionet...

Lajme të tjera

Web TV