Naxhi Kasaruho emër i veçantë i qytetit të gurtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Në pamundësinë për t’i sjellë të gjitha shkrimet e tij në një libër zotit Naxhi Kasaruho i është dashur të zgjedh e të krijoj një galeri modeste me ngjarje dhe impresione nga jeta në ditët e zymta të pandemisë. Natyrisht edhe kjo lloj përzgjedhje ka vështirësitë e saj dhe ndaj është e zorshme që të zgjedhësh ngjarje dhe personazhe të cilët evokojnë kohë të kaluara e të tashme në një ridimensionim të mesazhit që përcjell për lexuesit në këto kohë. Ndaj libri “IMPRESIONE NË DITËT E PANDEMISË” i Naxhi Kasaruhos, ka penën e dashurisë dhe të dhimbjes, për njerëz e tema universale që lidhen sa me Gjirokastrën po aq edhe me Tiranën dhe gjith Shqipërinë. Libri fillon me një hyrje filozofike të Albert Kamysë i cili thotë –“ Në karantinë njerzit nuk jetojnë të tashmen aq më pak të ardhmen. Ata jetojnë të kaluarën”, kjo thënie të mbush me idenë se autori identifikon veten me kohrat që lamë pas. Duhen shifra vjetore me një statistikë të thjesht e cila rezaton me vitin 1968 kur fillon Festivali Folklorik Kombëtar, në të cilin për 50 vjet janë ngjitur në skenë mbi 20000 mij artist, të ardhur nga trevat shqiptare të Maqedonisë e të Malit të Zi e Arbëreshët e Italisë si dhe nga diaspora evropiane dhe ajo nga Amerika. Naxhiu kërkon që në një nga ambjentet e kalasë së Gjirokastrës të ngrihet muzeumi i Festivalit. Një impresion tejet mbreslënës i ngulitur në memorjen e autorit është takimi me Xhevair Spahiun në vitet 1970. Ishte koha kur muzikantët e Gjirokastrës shkonin shpesh në Përmet. Tek klubi buzë Vjosës takohemi me Xhevon e më thotë “Naxhi e ke lexuar poezinë e Jeftushenkos poetin disident rus me vargjet “Njerzit edhe para Galileut. E dinin që toka rrotullohej” por nuk e thoshin se kishin fëmijë. Çfarë guximi pati Xhevair Spahiu të recitonte këtë simbol të guximit njerëzor që e kemi kaq të domosdoshëm sot, shkruan ndër të tjera Naxhiu. Kaq shumë e do poezinë e Xh. Spahiut sa i kujtohet poezia “Ma ktheni borxhin”. Një tjetër gjetje në radhën e shkrimeve të autorit janë toponimet e rrugëve të Tiranës e ndër të tjera nëpërmjet këtij pazosi zbërthen kodin e shumë emrave të njohur të artit e të kulturës kombëtare që kanë marrë rrugët e reja të kryeqytetit. Naxhiu i ka portretizuar si askush portretet e tyre, por me shum prej tyre ai ka qenë bashkëkohës dhe koleg e miq. Ai ka ardhur në Tiranë në moshë fare të njomë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, andej nga vitet 50-të ku studionin që nga Gaqo Çako, Kristaq Paspali, Ferdinand Deda, Robert Radoja, Eno Koço, Zhani Ciko, Ibraim Madhi, Limos Dizdari, Gëzim Laro, Gjovalin Shestani, dhe aktorët Serafin Fanko, Bexhet Nelku, Viktor Bruçeti, Leka Bungo, Viktor Zhusti, e skulptorët e piktorët Muntaz Dhrami, Hektor Dule, Skënder Kamberi, Perekli Çuli, Alush Shima, Rakip Shabani. Shumë prej tyre kryen studimet jashtë vendit në Akademit më të mira të Evropës Lindore dhe në Konsevatorin e Tiranës. Me shumë respekt shprehet N.Kasaruho për Gaqo Çakon si një tenor lirik i përmasave evropiane. Belbëzon këngët e Tefta Tashko Koços sa herë kalon në rrugën me emrin e saj, po ashtu kur lexon ermrin e një bibloteke i revokohet eruditi Moikom Zeqo dhe bën një foto në krah të saj. Në sheshin “Shtraus” i duhet të përkulet me respekt për skulptorin e madh shqiptar Odise Paskali i cili ka lënë shenjë me shtatoren e kapedan Çerçiz Topullit në Gjirokastër. Naxhiu kujton me mall “Magelanin e gjuhës shqipe” profesor Agron Ficon të cilin po të hapte telefonin do t’i vinin së largu këngët polifonike të “Grupit polifonik të Gjirokasrës”. Agron Fico optimist i përjetshëm shkruan Kasaruho. Tek ai shihje se çdo ditë do kishte një punë të re për të bërë sa më të njohur vlerat e qyteti të gurtë, dhe e quante “Qyteti i manxurasë dhe Kadaresë”. Me interes është një intervistë që ka dhënë për medien N.Kasaruho ku ndër të tjera veçon 30 personalitete të kulturës sonë kombëtare. Ja disa nga këto figura të nderuara që i ka portretizuar autori. Bajo e Çerçiz Topolli, Ismail Kadare, Prof Agron Fico, Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami, Ardit Gjebrea, Laver Bariu, Demir Zyko, Lefter Çipa, Petrit Lulo, Arjan Shehu, Tefta Duda, Maliq Lila, Dr Adem Harxhi e të tjerë figura shumë të nderuara të kombit shqiptar. Ja si e personifikon autori Golik Jaupin. “Kur Golik Jaupi këndonte në Festivalin e Gjirokastrës , gjëmonin bedenat e kalasë madhështore. Duke qenë udhëheqës artistik i grupit të Gjirokastrës zoti Naxhi Kasaruho nuk le pa përmendur korifenjtë e grupeve polifonike nga mbarë vendi që kanë dhënë me tërë pasionin e shpirtit perla të rralla nga trashëgimia folklorike kombëtare duke shpalosur identitetin tonë kombëtar si: Xhevat Avdalli, Demir Zyko, Katina Bejleri, Paro Ziflaj, Nazif Çela, Irini Qirjako, Erjon Mërkuri, Ali Kondi.  Lefter Çipës “Princit të Polifonisë i ka kushtuar një shkrim brilant, sepse siç thotë Kasaruho , për Lefterin duhen netë të tëra dimri, sepse ai  shprehu me nota të fuqishme që dalin nga shpirti i poetit aty në Himarën e Bregut ku rrinë bashkë në përjetësi, qielli çipini e deti. Te krijimtaria e Lefterit është një simfoni madhështore për Atdheun e njerëzimin. Një temë tjetër e trajtuar gjerësisht në këtë libër është edhe krijimi i “Forumit të Intelektualëve për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Gjirokastrës”. Profesor Agim Mero u zgjodh kryetar dhe i ndjeri Baftjar Dobi u zgjodh sekretar. Nënkryetar u zgjodhën të paharueshmit Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo, ky i fundit si Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar e ftoj këtë grup intelektual për ta iniciuar këtë ide në zyrën e tij në janar të  vitit 2000. Personalitete të larta intelektuale dhe akademike të këtij Forumi përgatitën dosjen voluminoze ku i kërkohej UNESCO-s ta përfshinte Gjirokastrën në listën e vlerave të trashëgimisë botërore që mbrohej nga ajo dhe që u bë realitet në gusht të vitit 2005. Me ndjenjë të thellë emocionale shkruan Kasaruho për polifoninë dhe veçanërisht për atë gjirokastrite. Ai nënvizon se për ta përcaktuar atë si këngë qyteti të tyre burrat gjirokastritë kur ulen rreth trapezit i drejtohen njëri- tjetrit: Merrja gjirokastriçe. Kjo këngë u këndua në shekuj e u pasurua, evoloj në mjetet shprehëse dhe u këndua në ambientet e shtëpive karakteristike dhe kafenetë e qytetit, dhe kjo është karakteristikë e veçantë vetëm e Gjirokastrës. Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës i dha një hov të jashtëzakonshëm lëvizjes folklorike në mbarë vendin. Në skenën e tij kënduan Vaçe Zela, Mentor Xhemali, Fitnete Rexha, Fatime Sokoli, Ndue Shyti, Bik Ndoja, Laver Bariu, Merita Halili, Pleqtë e Krujës, valltarët e Devollit, të Dropullit, të Tropojës, Tiranës, Grupi Çam i Rrogozhinës etj. Sa herë ulem e shkruaj për gjirokastrën shprehet Kasaruho, më kujtohet përcaktimi i Kadaresë ku thotë : “Gjirokastra duket sikur ka dalë në anë të udhës një natë dimri si qënie prehistorike”, ishte në të vërtetë qytet i çuditshëm. Dhe vërtetë në magjinë e saj Gjirokastra e N.Kasaruhos ka një pasuri të çmuar siç është bashkëjetesa fetare. Tek Mesi i Pazarit disa metra sipër ka qenë një furrë buke dhe një çezëm që ne i thonim : “Kroi i Premtos” dhe 60 metro më poshtë kalldrëmit në Hazmurat ishte “Hani i Stavros”. Ja pra në qendër të qytetit dy pronarë të besimit ortodoks shkruan ndër të tjera Naxhiu. Besimtarëve nuk u kish shkuar kurrë ndërmend të hiqeshin ato emra as “Kroi i Premtos” e as “Hani i Stavros”. Në qytet nuk ka asnjë ngjarje, ku të ketë grindje, apo konfondohen banorët e lagjeve me përkatësi të ndryshme fetare. Ky është qyteti i mençur e i bukur i Gjirokastrës aq të dashur. Në qytet respektoheshin jo vetëm klerikët e feve të ndryshme, por të gjithë njerzit që kishin vlera e contribute në vlerat e këtij qyteti. Të tillë përmend autori Basho Thoma Papapanon, “Mësuesin e Popullit”. Një vlerësim të veçantë shprehin gjirokastritët për Dr Vasil Labovitin e madh. Një tjetër gjirokastrit fisnik është edhe inxhinieri Iliaz Babameto. Më vonë kur u rrita shkruan autori: e kuptova se sa vlerë kishte ajo bashkëjetesë fetare ky mirëkuptim, dashuri e respekt i ndërsjelltë që e vendos Gjirokastrën në qytet të veçantë si vlerë në trashëgiminë tonë kombëtare. Mjeshtri i Madh Naxhi Kasaruho i ka merituar të gjitha nderimet që ia janë akorduar, si Qytetar Nderi i Gjirokastrës dhe medaljen e Udhrit “Naim Frashëri” i Artë, falë punës së tij në promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë folkloristike e më gjerë. Ai mbetet ikona e Festivalit Folklorik Kombëtar, dhe ka zgjedhur të jetojë pranë çdo aktiviteti që mban gjallë tabanin tone kombëtar, mes një jete active duke shkruar libra e artikuj.


Të fundit

110-vjetori i Pavarësisë/ Biden uron Shqipërinë: Do vazhdojmë t’ju mbështesim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., ka uruar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe...

Fierakët rikthejnë Nëntorin 1912, parakalim me kuaj e plis në kokë në qytet

Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë risjellë dhe njëherë në vëmendje nëntorin e vitin 1912. Në këtë ditë feste për gjithë...

Dhunuan nënën e moshuar/ Nusja e mohon: E ka inskenuar për të përfituar banesën

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” është trajtuar një rast i rëndë ku një grua e moshuar pretendon se është dhunuar nga...

Shmanget tragjedia/ Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi...

“Made in Italy”/ Sekuestrohen mijëra veshje ‘false’ prodhuar në fasoneritë shqiptare

Rreth 75 mijë veshje me vlerë 8 milionë euro, prodhuar në Shqipëri, Bullgari e Tunizi janë sekuestruar nga Guardia di Finanza Italiane e Venezias...

Lajme të tjera

Web TV