Vizita/ Sulmet kibernetike nga Irani, Rama kërkon “ndihmë” në Izrael

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael në një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto gjatë takimit me homologun e tij izraelit, Yair Lapid. Gjatë takimeve pritet që temë kryesore e diskutimeve të jetë çështja e sigurisë kibernetike dhe ndihma që mund të japë Izraeli në këtë fushë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shkuar për një vizitë zyrtatre në  në Izrael me ftesë të homologut të tij Yair Lapid. Kryeministri ka njoftuar vetë se kjo vizitë bëhet në kuadër të sulmeve kibernetike që kanë ndodhur muajin e fundit nga Irani, të cilat sollën edhe ndërprerjen e lidhjeve me Teheranin yzrtar. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë në fillim të këtij viti kërcënoi të paralizojë shërbimet publike dhe sistemet dixhitale, të hakojë të dhënat shtetërore dhe të mbjellë më tej destabilitet në vend, pasi hakerët publikuan të dhënat personale të anëtarëve të qeverisë shqiptare. Rama tha në shtator se vendimi i vendit të tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin ishte “një përgjigje ekstreme që është e padëshiruar, por totalisht e detyruar, është plotësisht në përpjesëtim me gravitetin dhe rrezikun e sulmit kibernetik që kërcënoi të nxisë kaos dhe pasiguri në vend”. Rama gjithashtu kërkon të çojë përpara një samit të kryeministrave ballkanikë në Izrael, për të forcuar lidhjet e tyre me shtetin hebre në fushat e energjisë, bujqësisë, kibernetikës etj. Biznesmeni izraelito-kazak Alexander Machkevitch, i cili drejton një nga kompanitë më të mëdha në botë të minierave dhe prodhimit të lëndëve të para, Euroasian Resources Group, ishte i përfshirë në koordinimin e vizitës së Ramës në shtetin hebre. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Financave të Izraelit, Avigdor Liberman. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi. “Me ministrin e Financave, Avigdor Liberman”, ka shkruar Rama krahas fotove. Gjatë takimeve priten të diskutohen çështje të rëndësishme, ku sipas mediave izraelite, prioritet do të kenë çështjet në fushën e mbrojtjes ndaj sulmeve kibernetike, pas sulmeve nga Irani të institucioneve shqiptare.

Lexo edhe :  Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Sulmet kibernetike

Shqipëria njoftoi për një sulm tjetër kibernetik nga Irani, i cili preku të dhënat perosnale në disa institucione, përfshirë e-Albania, sistemin TIMS, llogarinë e postës elektoronike të kryeministrit Rama dhe disa të dhëna të tjera shumë sensitive. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, hakerat kanë punuar për të marrë në dorë sisitemet, duke lënë shenjë vetëm muajt e fundit. Kryeministri Edi Rama e bëri publik lajmin e sulmit të fundit nga Irani në një postim në tëitter, duke theksuar se “një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”, shkruan ai.

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV