Në Giuseppe Meazza zhvillohet ndeshja e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve ndërmjet Interit dhe Viktoria Plzenit.
Nerazzurrët janë në vend të dytë në Grupin C me shtatë pikë të arkëtuara, tri më shumë se Barcelona që ndodhet në vend të tretë, ndërsa me fitore do ta sigurojë pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt.
Skuadra çeke tashmë është jashtë garë dhe i ka humbur të katër përballjet e para në fazën grupore.
Trajnerët Simone Inzaghi dhe Michal Bilek e kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Interit: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.
Formacioni startues i Viktoria Plzenit: Stanek; Havel, Hejda, Pernica, Tijani; Bucha, Kalvach; Jirka, Vlkanova, Mosquera; Bassey.