Edona Berranija: Ja pse e lashë Shqipërinë për Francën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet exluzivisht nga Franca për “Fjala” basketbollistja e talentuar e ekipit kombëtar

 Intervistoi: Mentor HOXHA, Francë

Edona Berranija është basketbolliste profesioniste me një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Shqipëri dhe në Francë. Prej katër vitesh ajo banon në Francë dhe është pjesë e ekipit francez Cep Lorient. Në qershor të vitit 2018, ajo kurorëzoi në Paris fejesën me një shqiptar që jeton në Francë dhe në shtator të po atij viti u vendos përfundimisht për të jetuar në tokën e lavdishme dhe të lashtë të frankëve. Jeton në Lorient në Zonën e Bretagne.

Krahas pjesmarrjes në ekipin francez Cep Lorient, Edona punon në Francë edhe si coach sportif ku stërvit të gjitha moshat.

Ka luajtur në Shqipëri me ekipin e Vllaznisë së Shkodrës, me ekipin e Tiranës dhe është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë që nga viti 2015.

Ka lindur në 12 shtator 1995 në qytetin e Shkodrës. Në këtë qytet ka kryer edhe studimet e larta në degën Ekonomik-Financë dhe ka nisur karrierën sportive. Me ekipin e Vllaznisë është aktivizuar që në moshën 11 vjeçare dhe ka luajtur për 8 vite me radhë me ekipin e të rriturave, nga viti 2009-2017 (14 vjeç – 22 vjeç). Më 2017 largohet nga Shkodra dhe vendoset në Tiranë si pjesë e ekipit të Tiranës. Në vitin 2015, në moshën 20 vjeçare bëhet pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë me propozimin nga tranjeri Erdal Borova ku përjeton emocionin më të madh të karrierës së saj sportive. Merr pjesë në Eurobasket Woman dhe luan kundër ekipeve me shumë emër dhe eksperiencë, si Italia, Anglia, Montenegro etj. Në një turne mbarëkombëtar të zhvilluar më 2016 në Gjilan, Kosovë, ekipi i saj fitoi turneun.

Për të na treguar më shumë për rrugëtimin e saj sportiv plot kupa, medalje dhe emocione të mëdha, unë zhvillova me Edonën këtë intervistë exluzive posaçërisht për gazetën “Fjala”. Në këtë intervistë, ajo rrëfen jetën e saj profesionale nga fillimi e deri në ditën e sotme.

-Përshëndetje Edona. Prej katër vitesh ju banoni në Francë dhe luani me ekipin francez të basketbollit Cep Lorient, ndërkohë në vendlindjen tuaj, Shqipëri ju kishit një karrierë brilante për t’u adhuruar. Përse u vendosët në Francë?

 -Në atdheun tim përjetova shumë emocione dhe lumturi, por një ditë, unë kurorëzova fejesën time në Paris dhe mora vendimin të vij të jetoj në Francë. Në mendje kisha rritjen në karrierë dhe shpërblimin ndoshta më të madh në këtë vend.

-Si vazhdoi jeta juaj sportive pas vendosjes në Francë?

-Vazhdoi shumë mirë. Pas një muaji, unë firmosa me ekipin e Cep Lorient. Gjeta një ekip i cili më dhuroi ngrohtësi që me ardhjen time, duke qenë se kisha vështirësi me gjuhën franceze dhe flisja në anglisht. Momentalisht përsëri jam pjesë e këtij ekipi.

-Si ndiheni në radhët e këtij ekipi francez?

-Jam shumë e kënaqur, sepse vlerësimi për sportin dhe sportistin është maksimal. Vlera e sportistit shihet me sy tjetër dhe të vjen keq ta thuash por mundi dhe sakrifica të shpërblehet shumë më shumë se në vendin tim. Pavarësisht kësaj unë do vazhdoj të punoj fort dhe të stërvitem çdo ditë për të bërë më të mirën me ekipin kombëtar të Shqipërisë, dhe ekipin e CEP gjithashtu.

 -Ju tashmë keni një karrrierë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në Francë. Si nisi rruga juaj sportive? Ç’farë kujton nga ky udhëtim i gjatë 16 vjeçar me shumë trofe, medalje dhe emocione të mëdha brenda dhe jashtë Shqipërisë?

-Fillesa ime në rrugën e sportit është pak e veçantë. Si vajza më e vogël që isha, nga natyra pak me djaloshare se dy motrat e tjera, tek po bisedonim me prindërit, babai hodhi idenë që unë të merresha me ndonjë sport. Në fillim më ngjau pak e habitshme, por brenda meje e kisha një dëshirë të thoja menjëherë po. E në fakt ashtu bëra, nuk ngurova të thoja po edhe pse nuk e kisha fare idenë se ç’farë sporti më pëlqente. Koincidenca ishte sa e bukur aq edhe befasuese. Të nesërmen unë kisha në shkollë orën e fiskulturës me profesoreshë Afërdita Rakaj. Si tranjere e basketbollit të ekipit të të rejave të Vllaznisë ajo më bëri propozimin të merrja pjesë në disa seanca stërvitjeje në basketboll. Pa hezitim e dhashë përgjigjen time, një “Po” të madhe, pasi biseda me familjen ishte ezauruar dhe e dija që ato ishin dakord. Isha në moshën 11 vjeçare kur fillova të merresha me basketboll. Profesoreshë Afërdita së bashku me profesor Raimond Rasha ishin të kënaqur me performancën time që në seancat e para, kështu që më bënë menjëherë propozimin të isha pjesë e ekipit të të rejave të Vllaznisë. Lumturia ime ishte e papërshkrueshme. Mezi prisja të shkoja në shtëpi të ja thoja përkrahësit tim më të madh, babait tim.

 -Dhe që nga ajo ditë e deri më sot ju nuk jeni shkëputur më nga basketbolli…?

-Po. Që atë ditë nuk jam shkëputur asnjëherë. Është pjesa më e pandarë e jetës time për 16 vite me rradhë. Si fillim isha pjesë e basketbollit të të rejave deri në moshën 14 vjeçare. Më pas u bë dhe krijimi i ekipit të të rriturave, ku unë u bëra direkt pjesë e tij. Ishte pak e rrezikshme në këtë moshë të bëhesha pjesë e këtij ekipi, duke qenë se unë kisha nevojë të kaloja etapat e mija të pjesmarrjes në grupmoshat e ndryshme të basketbollit, por në të njëjtën kohë edhe kisha shumë dëshirë, sepse eksperienca do të ishte shumë e madhe. Unë në atë kohë ndeshesha me kolege që kishin vite dhe eksperiencë si basketbolliste, kam luajtur kundër Mirza Alibegaj (tranjerja ime në ekipin e Tiranës, dhe e kombëtares), Karolina Kostollari, Migena Plasa, Alketa Semanjaku, Bruna Komti, Aida Palko, Adelajda Aliaj etj. Me ekipin e të rriturave të Vllaznisë kam luajtur për 8 vite, nga viti 2009-2017 (14vjec – 22 vjeç), ku herë pas here ne zhvillonim ndeshje miqësore me ekipin e Hercegnovi. Tranjer në atë kohë ishte babai i dy motrave të njohura serbe, Ana dhe Milica Dabovic, me të cilat dhe jemi ndeshur. Gjithashtu kemi luajtur edhe me ekipe në Kosovë, ku në vitin 2016 kemi marrë një ftesë për të qenë pjesë e një turneu mbarëkombëtar të quajtur Gjilani-2016. Aty kemi marrë medalje për fitimin e turneut në vendin e parë. Në vitin 2015, në moshën 20 vjeçare unë mora propozimin nga tranjer Erdal Borova të isha pjesë e kombëtares Shqipëtare. Këtu kam përjetuar emocionin më të madh të karrierës sime sportive. Morëm pjesë në Eurobasket Woman, dhe kam luajtur kundër ekipeve me shumë emër dhe eksperiencë si Italia, Anglia, Montenegro etj. Edhe pse performanca nuk ishte më e mira e mundshme, unë jam munduar ta shijoj deri në maksimum lojën dhe pjesëmarrjen.

-Përse e latët ekipin e qytetlindjes, Vllazninë për ekipin e kryeqytetit shqiptar, Tiranën?

-Në vitin 2017 ishte një moment shumë i vështirë në karrierën time. Unë mora propozimin nga dy motrat e mirënjohura dhe shumë të talentuara në fushën e basketbollit, Edera dhe Mirza Alibegaj si dhe tranjeri Roland Avrami, të isha pjesë e ekipit të Tiranës. Kjo do të ishte një shtysë shumë e madhe për mua të rritesha profesionalisht por në të njëjtën kohë edhe një vendim shumë i vështirë të ndahesha nga ekipi dhe tranjerat me të cilat isha rritur dhe formuar si basketbolliste. Natyrisht që çdo sportist do kërkojë me të mirën e mundshme për karrierën e tij, kështuqë unë me miratimin dhe të familjes vendosa ta lë qytetin tim Shkodrën për të ikur në kryeqytet. Kam luajtur për dy vite me ekipin e Tiranës ku në vitin e parë ne fituam kupën e Shqipërisë dhe kisha fatin të luaja me basketbollistet më me eksperiencë të Shqipërisë si Enxhi Xhanaj, Elektra Zykaj, dy motrat Bujari, po ashtu dhe me lojtare amerikane tepër të talentuara. Në vitin 2017 ne morëm pjesë përsëri në Eurobasket me ekipin kombëtar me tranjerin vlonjat, të ndjerin Viron Toska, ku përbërja më e madhe e ekipit ishin vajzat e Tiranës. Këtë herë kishim fatin të luanim me ekipe të mëdha si Rusia, Hungarija dhe Lituanija.

-Kujt i’a dedikon fitoret dhe suksesin tuaj në sport dhe në jetë?

-Çdo fitore dhe sukses i imi i dedikohet babait tim, i cili sot nuk jeton më! Ai ka qenë gjithmonë mbështetja ime më e madhe, tifozi im më i zjarrtë që më ka ndjekur në çdo ndeshje, e ndërsa tani është forca ime që më shoqëron në çdo sukses timin.

 

Të fundit

Çfarë është migrena e heshtur, ja si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të...

Drama e eksporteve/ Fasoneritë drejt një kolapsi, tekstilet e këpucët nuk ngrenë kokë

2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksportuesve shqiptarë, të cilët po ndikohen si nga konjuktura e pafavorshme e kërkesës ndërkombëtare...

Zona e Interesit ka të bëjë me rrezikun e injorimit të mizorive… edhe në Gaza

Nëse fjalimi i guximshëm i Jonathan Glazer për pranimin e Oskarit ju bëri të mos ndiheni rehat, kjo ishte pika   Nga Naomi Klein   Është një traditë...

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, zbardhen detajet nga takimi

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama, e ka nisur herët punën ku është shfaqur teksa hynte në selinë e Partisë Socialiste, aty ku pritet...

Posht Ballkonit

Nga Edison Ypi   S'ka më të pabesë dhe më të rrezikshëm, s'ka dërrasë më të kalbur se një grusht fanatikësh të pa përmbajtur si ata...

Lajme të tjera

Web TV