Lici iku në Turqi nga Kosova/ Nisin hetimet për spiunin që nxori shkresën nga Prokuroria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Publikimi në media i këtij dokumenti që mban firmën e Olsi Dados, Drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithme, ka ngritur në këmbë prokurorinë e Shkodrës, e cila prej dy ditësh ka nisur një hetim administrativo-penal, me qëllim zbulimin e “spiunit” brenda rradhëve të saj.

Dokumenti flet për një praktikë ligjore ndaj Ibrahim Licit të Shkodrës, e cila është nisur në 21 Tetor 2022 nga prokuroria qëndrore në Tiranë, në drejtim të prokurorisë së Shkodrës.

Shkresa përmes së cilës kërkohet nga pala e Drejtësisë Turke, informacion dhe materiale hetimore në ngarkim të Ibrahim Licit, ka mbëritur në Shkodër, ditën e hënë në 24 prill.

Po në këtë ditë shkresa është sigluar në kryesekretarinë e prokurorisë Shkodër, me numrin hyrës të institucion Nr. 657/2.

Por në rrethana të paqarta, ky dokument i sigluar “Tepër Urgjent”, është fotografuar dhe nxjerë me shumë urgjencë nga muret e brendshme të prokurorisë, duke ja dërguar përmes aplikacioneve telefonike, palëve të paautorizura, për tu njohur me përmbajtjen e kësaj shkrese.

Prokuroria e Shkodrës e cila po ndjek më vëmëndje rastin, ka ngritur dyshime të forta se pikërisht palët e treta që janë njohur me përmbajtjen e shkresës, janë ato që kanë nxjerë një ditë më pas, në 25 Prill, në media dokumentin në fjalë.

Për këtë fakt prej dy ditësh në Shkodër është nisur një hetim administrativo-Penal, me qëllim zbulimin e personit që ka nxjerë me shumë urgjencë dokumentin e Zyrës së Marëdhënieve me Jashtë.

Sekretare dhe punonjës, të tjerë të kësaj prokurorie janë duke u hetuar dhe për këtë gjë prokuroria është duke verifikuar kamerat e brendshme të institucionit.

Nga ana tjetër burime të sigurta nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ndaj Ibrahim Licit, nuk është marë asnjë masë arresti në Turqi.

Lexo edhe :  Masakroi me sëpatë bashkëshorten dhe të vëllanë/ 80-vjeçari dërgohet te mjeku psikiatër

“…është vërtetuar se Ibrahim Lici, në 24 korrik 2021, ka udhëtuar nga Kosova në teritorin Turk, duke përdorur një linjë ajrore. Në këtë udhëtim, ai ka përdorur pasaportën e tij Shqiptare, të nxjerë në 12 Maj 2021 në Shkodër, pasi kjo vërtetohet nga verifikimi që ka kryer në aeroportin e Stambollit. Agjentët e FAST në Policinë e Shtetit, janë vënë në dijeni të këtij informacioni dhe janë vënë nga pas gjurmëve të Licit”-tha një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Mësohet se lokalizimi i bazës ku besohej se fshihej Ibrahim Lici në Turqi, është kryer përmes një vajze që është e dashura e tij.

Kjo e fundit rezulton të jetë ndjekur nga dy agjentë të FAST, të cilët në datën 19 Tetor 2022 së bashku me policinë Turke, kanë bërë një kontroll në banesë.

Në apartamentin ku dyshohej se fshihej Ibrahim Lici, nuk është gjendur objektivi i Policisë së Shtetit, e për pasojë deri në këtë fazë, nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia për arrestimin e tij.

Ibrahim Lici, vijon të qëndrojë i lirë në territorin e shtetit Turk. Ndërsa drejtësia e këtij shteti, kërkoi ndihmë juridike nga pala shqiptare për ti vënë në dispozicion aktet hetimore të dosjes penale që flet për vrasjen e Endri Mustafës.

Çështje në të cilën Lici është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Për vrasjen e Endri Mustafës të ndodhur në 15 Maj 2021 në zonën e “Livadhes” në Shkodër, gjykata e këtij qyteti dënoi me 12 vite burgim 15-vjeçarin Ergys.M, si person që ka nxjerë në pritë viktimën natën e krimin.

Të fundit

-79°C, e sërish pritet ulje! Verilindja e SHBA-ve nën temperatura të ulëta kërcënuese

Pjesa verilindore e SHBA-ve është përfshirë këtë fundjavë nga temperatura në nivele të ulëta e të rrezikshme. Në pikën...

G-7, Evropa arrijnë marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes po vendosin një çmim tavan për produktet...

Putin ka gati planin 2 të luftës/ Do të zgjasë deri në Pranverë, trupat në gatishmëri

Qindra mijëra trupa, tanke, sisteme të blinduara, antitank, robotikë dhe, në sfond, armë bërthamore taktike të gjeneratës së re po mobilizohen nga Moska në...

“Më fal xhaxhi…”, 21-vjeçari shqiptar grabit italianin nën kërcënimin e armës

Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas mediave italiane, i...

Kejsi surprizon Stresin: Të mbështes edhe sikur çdokënd ta kesh kundër!

Ish partnerja e Stresit, Kejsi ka reaguar për herë të parë që prej hyrjes së Stresit në Big Brother Kosova. Ajo i ka uruar...

Lajme të tjera

Web TV