Vangjeli për deklaratën e Metës: Kryeministri e trajtoi Bashën si ‘zonjushë besnike’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një deklaratë disi e nervozuar dhe e ashpër njëkohësisht ishte ajo e Metës ditën e djeshme në konferencë për mediat ku tha se Rama dhe Basha do përfundojnë si Musolini dhe e dashura e tij Klareta, pas Luftës së Dytë Botërore.

Në Kontrast, analisti Lorenc Vangjeli e lidhi deklaratën e Metës me një krisje të hershme, që sipas tij nisi me qysh prej marsit të vitit 2014, në datëlindjen e tij. Sipas analistit, Meta mori mërinë e Ramës e cila u pasua me një aleancë të fshehtë, por mjaft besnike mes tij dhe ish kreut të PD-së, Basha. Gazetari vijoi se Meta është vënë në dijeni të kësaj ‘dashurie’ të fshehtë që në shtator të vitit 2014.

‘Demokracia nuk të var me kokë poshtë pasi të kanë mbushur me plumba, të çon poshtë madje më thellë por s’bën atë. Bashkautor të pjesës tjetër të këtij krahasimi Meta ka Ramën. Dmth jo fundi i çiftit të famshëm, por marrëdhënia e fshehtë, xhelozi, zhgënjimi, tradhti reciproke. Dhe në fund, erdhi si rezultat i një besnikërie. E në fakt ashtu e trajton edhe Rama, sikurse ai e trajton Bashën, si një zonjushë të vogël. Krisja e parë mes Metës dhe Ramës ndodhi në rastin e datëlindjes së tij, ai mori mërinë e Ramës, ishte marsi i vitit 2014. Meta kishte financuar qetësinë dhe donte pak kohë, nuk kishte ambicie tjetër dhe aso kohe, Rama me një ide të një politike njëpolare, shfrytëzoi axhendën e tij totale politike. Rama, sa kohë që bëri llogari të maste muskujt dhe forcat me të, afroi Lulzim Bashën.  Meta me gjasë do jetë vënë në dijeni të kësaj gjëje besoj në shtator të vitit 2014. Po ta shohësh të gjithë mandatin  dytë të socialistëve dhe piruetat e çuditshme të Bashës…’- u shpreh Vangjeli.

Lexo edhe :  Meta "zbut zemrën"/ Merrini florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajuani shqiptarëve!

Patozi: A ka forcë Meta ta rrëzojë Ramën? A është Meta më i fortë tani që është pas kësaj tradhtie’?

Vangjeli: S’janë alternativë për pushtetin!

Të fundit

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se...

“Për çfarë m’i jep”/ Tentuan të korruptojnë policët, prangosen 4 shoferë në Tiranë

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit...

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron...

Foto – Paradë në Parlament/ Si u veshën gratë deputete

Përtej përplasjeve politike dhe retorikave mes kolegësh, ajo që bje herë pas here në sy janë edhe veshjet që përdorin deputetet për të shkuar...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë këngëtari i njohur (Emri+Foto)

Këngëtari, kompozitori dhe kitaristi i grupit Allman Brothers, Dickey Betts, është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 80-vjeçare. Prej disa ditësh ai ndodhej...

Lajme të tjera

Web TV