VIDEO/ Cristiano Ronaldo shënon ndaj Sheriff Tiraspol, kualifikohet Manchester United

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester Unitedi e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League, pas fitores (3-0) ndaj rivalëve Sheriff Tiraspol.

Një harkim nga këndi të Christian Eriksen e shfrytëzoi për mrekulli Diogo Dalot duke e realizuar golin e epërsisë në fund të pjesës së parë (44’).

Goli i dytë erdhi nga një aksion i mirë i Djajve të Kuq, të cilin e konkretizoi Marcus Rashford pas harkimit final nga Luke Shaw (65’).

Nuk mund të mungonte goli i Cristiano Ronaldos, i cili deshi të shënonte me çdo kusht dhe ia doli. Superylli portugez e goditi me kokë pas një harkimi në zonë dhe pasi portieri kundërshtar e priti goditjen, ai reagoi sërish për të realizuar (81’).

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi ngritet në kuotën e 12 pikëve dhe siguron matematikisht pozitën e dytë në Grupin E.

Skuadra angleze ka tri pikë më pak se lideri Real Sociedad ndaj të cilit e zhvillon sfidën e fundit dhe me fitore eventuale me më shumë se dy gola epërsi do ta rrëmbejë vendin e parë.

https://youtube.com/shorts/H7CZNmlDSGM?feature=share

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV