Arrihet marrëveshja, BE ndalon shitjen e makinave me naftë e benzinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga viti 2035 në Bashkimin Europian nuk do të shiten më makina me motor me djegie të brendshme.

Vendimi është marrë pas marrëveshjes së arritur nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian.

Ndalimi është pjesë e paketës për ndryshimet klimatike të BE-së, e quajtur Fit for 55, e cila synon të reduktojë emetimet e dëmshme me 55% deri në vitin 2030 dhe të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050.

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së tha se negociatorët nga vendet anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian ranë dakord që prodhuesit e makinave duhet të arrijnë një ulje 100% të emetimeve të CO2 deri në vitin 2035.

“Sapo kemi përfunduar negociatat për nivelet e CO2 për makinat”, shkroi në Tëitter eurodeputeti francez Pascal Canfin, i cili kryeson komisionin mjedisor të Parlamentit Evropian.

“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për drejtuesit e makinave dhe makinat e reja elektrike do të bëhen më të lira, duke i bërë ato më të përballueshme dhe më të aksesueshme për të gjithë,” ka bërë të ditur kryenegociatori i Parlamentit, Jan Huitema.

Makinat aktualisht përbëjnë 12% të të gjitha emetimeve të CO2 në bllokun e BE-së, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën. Shtetet anëtare të BE-së tani duhet ta miratojnë rregulloren në ligjin kombëtar.

 

Të fundit

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj....

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Lajme të tjera

Web TV