Ekzaminime falas në Orikum nga SIGAL UNIQA/ Klinika Lëvizëse gjithmonë krah qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” është stacionuar këtë fundjavë në qytetin e Orikumit.

Vizita e klinikës u mirëprit nga banorët, të cilët shfrytëzuan këtë mundësi ofruar nga kompania numër 1 e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria.

Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA, unike në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon dhe e ideuar nga “UNIQA Insurance Group”, ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore;

Si vizita dhe konsulta me mjek të përgjithshëm, ekzaminim i gjendjes së përgjithshme, peshë-gjatësi-tension, matje e sheqerit në gjak, vizitë e syve dhe veshit për probleme akute/infeksione, elektrokardiograma e zemrës, Echo abdominale, Echo e indeve të buta, matje e kapacitetit vital të mushkërive, matje e oksigjenit në gjak, etj.

“Parandalimi i sëmundjes është më mirë se kurimi i tyre“

Nën këtë moto, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, u shpreh se në politikat e kompanisë që ka themeluar para 23 vjetësh dhe që drejton ende, është jo vetëm ardhja në ndihmë banorëve në të gjithë Shqipërinë, por dhe sensibilizimi i tyre për më shumë vëmendje ndaj shëndetit.

Vizitat janë falas, kontrollet janë falas. Më mirë një kontroll gjatë vitit, se sa ta kurosh një sëmundje atëherë kur ajo vjen. Me këtë organizim ne përpiqemi që të japim mesazhin që çdo njeri të jetë i kujdesshëm për veten e tij. Klinika ka këtë qëllim, këtë mision, këtë kërkesë ndaj qytetarëve. Të jenë të kujdesshëm për parandalimin e sëmundjeve, sepse kur ato shfaqen është shumë e vështirë të kurohen”, ka thënë z. Avni Ponari.

Ndërkohë, mjeku Agron Panariti u shpreh se qëllimi i Klinikës Lëvizëse SIGAL UNIQA është informimi mjekësor i qytetarëve dhe në rastet kur hasen problematika orientimi te mjeku i duhur.

Kjo veprimtari ka shërbyer në të gjithë Shqipërinë, në disa vende që ne nuk na shkonte mendja që mund të shkonim dhe të realizonim vizita mjekësore falas. Në disa vende ku shërbimi shëndetësor ka qenë jo i plotësuar.

Kjo veprimtari ka shërbyer në të gjithë Shqipërinë, në disa vende që ne nuk na shkonte mendja që mund të shkonim dhe të realizonim vizita mjekësore falas. Në disa vende ku shërbimi shëndetësor ka qenë jo i plotësuar.

Qëllimi ynë kryesor ka qenë që të ndihmojmë dhe të promovojmë mjekësinë në mënyrë që qytetarët e vendit tonë të eduktohen që të duhet të bëjnë vizita periodike”, tha mjeku Panariti.

Lexo edhe :  Prezantohet kalendari turistik, Rama: Aplikacioni “TEA”, pasqyrë e realitetit!

Edhe qytetarët e Orikumit u shorehën falenderues ndaj SIGAL UNIQA për këtë nismë të veçantë.

Klinika shumë profesionale. Na orientuan se ku duhet të shkojmë. Matën tensionin e mamasë, në momentin që nuk i kishte marrë ilaçet dhe e kishte të lartë. Jemi shumë të kënaqur dhe ju falenderojmë”, ka thënë njëra prej qytetareve.

KLINIKA LËVIZËSE SIGAL UNIQA”, e vetme dhe unike në rajon, prej vitit 2015 ka bërë mbi 4500 km, njësoj si ti biesh Shqipërisë katër herë rreth e qark. Ndërkohë do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë, nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.

Shëndeti i mbi 1 milion klientëve të SIGAL UNIQA Group Austri ka rëndësintë madhe për kompaninë. Për këtë arsye në paketat e sigurimeve që ofron ajo një pjesë të rëndësishme zënë ato shëndetësore duke sjellë edhe ide inovative për tregun siç janë Kartat “Teleshëndet“, “Jetë Plus“, Standard, Silver dhe Gold.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!

Kontakte për ekran:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 06860 62 829

 

Të fundit

Daja vrau mbesën 11- vjeçare në Greqi, i vihet zjarri banesës së autorit!

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Greqi, (10 qershor) ku daja vrau me një kaçavidë mbesën e tij...

Korçë/ Shkoi të mblidhte çaj tek Qafa e Gjarprit, burri rrëzohet nga shkëmbi gjen vdekjen

Bie nga shkëmbi ndërron jetë mjë person. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Moglicë të Maliqit në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit. Sipas dëshmive banori...

Paralajmëron SHBA: Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale

Bloomberg ka raportuar se një numër në rritje i kundërshtarëve të SHBA-së, të udhëhequr nga Rusia, janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit...

Begaj vizitë zyrtare në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP

Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme do të jetë në Shkup për Samitin e SEECP, ( Samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore) Ai...

Festa e Shna Ndout/ Besimtarët mbyllin pelegrinazhin në “Kishën e Mrekullive”

Kjo e enjte shënon fundin e 13 të martave të mira dhe pelegrinazhit të besimtarëve. “Shna Ndoun” e cilësojnë si “kishën e mrekullive”. Ndër pelegrinë,...

Lajme të tjera

Web TV