Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Xholi ka një karrierë mbi 20 vjeçare në prokurori. Qysh prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme dhe është konfirmuar nga vettingu vitin e kaluar. Adnan Xholi ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), mirëpo nuk i rezultoi fitues.
Afati maksimal për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00 Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor. Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.