Pasojat e COVID/Pacientët probleme të zemrës dhe trurit deri në 2 vite vit pas infektimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritet sërish numri i pacientëve të shtruar në spitale. Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën janar-gusht numri i përgjithshëm i të shtruarve në spitale është rritur 5% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Rritje më të lartë kanë shënuar pacientët e shtruar në kardiokirurgji me 28% krahasuar me vjet dhe pacientët e trajtuar me katarakte (perdja e syrit) janë rritur 35%.

Mjeku Ilir Allkja tha për “Monitor” se pas pandemisë komplikacionet në zemër nuk mungojnë as tek ata njerëz që e kanë kaluar Covid-19 me shenja të lehta ose pa shenja.

“Covid-19 ishte plot surpriza që në fillimet e veta, pasi shkaktoi probleme të lehta në afat të shkurtër për disa njerëz, ndërsa për disa të tjerë  dëme serioze afatgjata e deri tek komplikacionet tragjike.

Në muajt e parë të pandemisë në Tiranë janë regjistruar shumë raste me infarkt miokardi tek të sëmurët post-Covid 19.  Kjo ndodhte më së shumti, pasi edhe nuk kujdeseshin për faktorët e koagulimit të gjakut.

Ne akoma nuk dimë me saktësi se çfarë komplikacionesh do të ndodhin më tej në të ardhmen. Studime në mbarë botën po zbulojnë probleme të zemrës dhe trurit deri në dy vite vit pas infektimit nga Covid-19, edhe te njerëzit që kishin simptoma të lehta.

Efektet afatgjata mund të përfshijnë një mori simptomash pulmonare, kardiovaskulare, të sistemit nervor, të shëndetit mendor etj. Hulumtimet sugjerojnë se rreth 10% deri në 20% të pacientëve  të prekur nga Covid-19 përjetojnë probleme afatmesme ose afatgjata.

Në rutinën time,  kam vizituar plot pacientë me shqetësime zemre, të cilët para se të kalonin infeksionin  e Covid-19 nuk kanë pasur kurrfarë shqetësimi.

Lexo edhe :  Shkencëtarët kanë shpikur një lëpirëse për të zbuluar kancerin e gojës

Në artikuj  të ndryshëm në Evropë e SHBA, shkruhet se rreth 48 deri 52% janë të riskuar për goditje në zemër, në vitin e parë tek  të mbijetuarit që kanë kaluar infeksionin e  COVID-19 me simptoma të mesme apo të rënda”, pohoi ai.

Shtrimet në psikiatri për janar-gusht 2022 janë 11% më shumë se 8-mujori i vitit të kaluar. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit, shtimi i pacientëve me shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë numri i pacientëve që vuajnë nga ankthi është në rritje.

Për këtë vit rritje kanë shënuar edhe numri i kontrolleve për kancerin e gjirit 52% më shumë se vjet dhe depistimit për kancerin në qafën e mitrës janë 6% më të larta se vjet.  6% më shumë se vjet është edhe numri i pacienteve të trajtuar me radioterapi./MONITOR

Të fundit

Plas skandali, okulistja i ngatërron numrin e syve qytetares tek “Iraniani”

Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë te një okuliste te Poliklinika e Specialiteteve...

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na pëlqen shumë kënga  “Ana” të...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lajme të tjera

Web TV