Mbrëmjen e djeshme, u publikua lista e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e RTSH-së, ku njëri prej tyre do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Kjo ka bërë që përfaqësuesja e vjetshme, Ronela Hajati të jetë nostalgike. Ajo ka publikuar në Instagram një pjesë nga performanca e këngës me “Sekret”.
Ronela thotë se ndihet shumë e emocionuar, pasi kjo këngë është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.
“Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi, por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë, ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.
Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do qaj e sigurt. Ne kemi bërë një punë të mahnitshme. Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.
View this post on Instagram
Kujtojmë që performanca e Ronelës krijoi shumë polemika dhe u komentua pafund kudo. Megjithatë, nuk arriti të futej në finale.