“Fqinjët nga ferri”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi futur në fundjavën futbollistike dhe disa ndeshje të bukura do të na shoqërojnë në këto dy ditë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

La Gazzetta dello Sport ia kushton faqen e parë Interit të presidentit Zhang: “Interi sheh yjet”. Dje, gjatë mbledhjes së aksionerëve, presidenti i zikaltërve u rikthye: “Çdo vit kemi forcuar skuadrën, tifozët dhe veten, ne presim që të jemi gjithmonë konkurrues, të krijojmë një rrugë pozitive brenda dhe jashtë fushës. Sa për Skriniar, jam i sigurt se ai e di rëndësinë e këtij klubi. Ai i do ngjyrat tona, kështu që jam i sigurt se do të gjejmë një marrëveshje për të dyja palët”.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 29/10/2022

“Ecim me Diegon”, ky është titulli i Corriere dello Sport. Napoli kundër Sassuolos është në kërkim të fitores së tyre të trembëdhjetë radhazi, duke t’ia dedikuar fitoren Maradonës, idhulli i Napoletanëve që nesër do të kishte mbushur 62 vjeç.Prima Pagina Corriere dello Sport 29/10/2022

Së fundmi, Tuttosport ia kushton faqen e parë sot urgjencës së lëndimit në Juve: “Jo vetëm fat i keq”. Alarmi është edhe për Dushan Vlahovic, i cili vuan sërish nga dhimbjet e ijeve.Prima Pagina Tuttosport 29/10/2022

“E ndaluar të dështojë” eshtë titulli i gazetës katalanase Mundo Deportivo, që ia kushton faqen e parë Barcelonës së Xavit, i cili nuk mund të gabojë më pas eliminimit nga Champions League.Prima Pagina Mundo Deportivo 29/10/2022

Në Angli, nga ana tjetër, Mirror Sport hapet me titullin “Fqinj nga ferri”, duke u fokusuar tek deklarata e Guardiolës për Djajtë e Kuq: “Kam ndjenjën se United po kthehet, më në fund United po kthehet. E kam parë kundër Chelsea, në pjesën e parë. Unë thashë se më pëlqen ajo që shoh nga United tani”.Prima Pagina Mirror Sport 29/10/2022

Të fundit

Media amerikane “Seattle Times”: Gjirokastra, destinacion për t’u vizituar në 2025

Sipas një raporti të kompanisë amrikane të udhëtimit Expedia, i cili anketoi 25,000 njerëz nga 19 vende, 63 përqind...

Ç’duhet bërë?!

Nga Ylli Manjani Ç’duhet bërë?! Ma bëjnë shumë miq këtë pyetje. Po rendis edhe njëherë disa ndërhyrje ligjore që duhen bërë sa më shpejt, për të...

Protesta pro Veliajt, Policia i përgjigjet GJKKO-së: Ishte spontane

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate zyrtare ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe...

Rama apel diasporës për t’u regjistruar: Ne shqipot i lëmë gjërat për në moment të fundit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u bëri apel emigrantëve të regjistrohen në zgjedhjet e 11 Majit. Rama u kërkoi...

“Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

Nga Leonard Veizi Ajo është një ngjarje e konsideruar minimaliste, por që përbëhej nga monologë të zgjeruar e dialog personazhesh, e ku u eksploruan tema...

Lajme të tjera

Web TV