Baba i dy fëmijëve, ja kush është shqiptari që akuzohet se përdhunoi disa vajza në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka bërë publike fotot e shqiptarit, i cili akuzohet se ka përdhunuar disa vajza në Greqi.

Sipas policisë, në orët e para të së dielës së kaluar shqiptari kërcënoi me thikë një 34-vjeçare dhe më pas tentoi të përdhunonte një 24-vjeçare, duke hipur në makinën e saj në rrugën e Amfiteas. Mësohet se burri, i cili është baba i dy fëmijëve, është larguar nga Greqia të enjten e kaluar dhe ka gjetur strehë në Shqipëri, por ADN-ja që ka lënë në makinën e gruas e ka nxjerrë zbuluar.

Mediat greke raportojnë se ai dyshohet se ka problem me alkoolin ndërsa nëna e tij, me të cilën jetonte pasi është i divorcuar, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje. Autori dyshohet se ka pasur shpërthime të dhunshme ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (tentativa dhe të kryera) ndaj dy grave vendase, të cilat janë kryer në orët e para të mëngjesit të datës 23.10.2022 në në zonën e Paleou Faliros, u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.

Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Të fundit

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të...

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV