“Janë të rrezikshëm”/ Ukraina thirrje Gjermanisë: Mos i strehoni rusët që ikin nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i ka kërkuar Gjermanisë të mos strehojë burrat rusë që kanë ikur nga vendi i tyre për t’iu shmangur mobilizimin ushtarak, duke i përshkruar ata si një “rrezik për sigurinë”.

Ata janë “të rinj që nuk janë penduar, por duan të shmangin shërbimin ushtarak”, tha ai më 30 tetor, në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga Rusia që kur presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin ushtarak në fund të shtatorit.

Makeyev shprehu mirënjohje për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Ukrainës, por tha se Berlini duhet të lëvizë me “më shumë shpejtësi”.

“Kur shikoj veprimet e Gjermanisë në këtë luftë, ndonjëherë mendoj: ‘Ka një makinë sportive gjermane që lëviz në autostradë 30 kilometra në orë’”, tha ambasadori.

Në fund të fundit, Gjermania ndihmon, “por vetëm kur është pothuajse tepër vonë”, shtoi ai.

Makeyev u emërua ambasador i Ukrainës në Gjermani më 24 tetor, duke zëvendësuar Andriy Melnyk, i cili u largua në korrik.

Të fundit

Gjuha e ashpër e Metës ndaj Dumanit dhe SPAK, reagon ambasadori i BE Tiranë

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL Ilir Meta...

Punimet në Rrugën e Arbrit, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në vijim të punës për përfundimin e të gjitha punimeve të asfaltit ne Rrugën e Arbrit, do të ketë...

Falsifikoi vdekjen në 2021, miliarderi “arratiset” me dashnoren e tij në Moskë

Një miliarder që prej vitesh supozohej i vdekur mund të jetojë fshehurazi në Moskë me dashnoren e tij, raporton New York Post, duke cituar...

Balla prezanton pr/ligjin për Prefektin: Të respektojmë pavarësinë e pushtetit vendor

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar sot projektligjin për prefektin, ndërsa nga foltorja e Kuvendit se do të respektohet pavarësia e pushtetit vendor. Ai...

“E mbyllëm me një telefonatë”/Rike Roçi i jep fund lidhjes pas daljes nga Big Brother VIP

E ftuar në studion e “Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV