Grida Duma ‘sikletos’ në komision Bora Muzhaqin: Si e bëni strategjinë pa numra?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxheti i Ministrisë së Shtetit për Rininë ka shkaktuar debate të forta në mbledhjen e Komisionit të Cështjeve Sociale, ç’ka ka detyruar kryetaren e këtij komisioni Grida Duma të mbyllë mbledhjen para kohe.

Shkak është bërë fakti që ministrja Muzhaqi nuk e kishte në komision shifrën se sa fëmijë dhe të rinj ka Shqipëria sot, çka është konsideruar nga opozita si e papërgatitur për mbledhjen.

Debati

Duma: Sa të rinj dhe fëmijë ka Shqipëria në 2021, 2022 dhe 2023? E keni shifrën?

Muzhaqi: Patjetër që e kemi, nuk mendova që do më pyesnit sot për këtë.

Duma: Si e bëni ju buxhetin. Sa të rinj ka Shqipëria sot? Dhe sa fëmijë? Kur bëni strategjinë për të rinjtë dhe fëmijët, duhet ta dini se sa nga taksat e shqiptarëve shkojnë për fëmijët dhe të rinjtë. Unë e di që është e vështirë për ju se kështu ka qenë gjithmonë.

Muzhaqi: jo nuk është e vështirë. Kjo pyetje është ezauruar tashmë dhe do kaloj te pyetja tjetër. Ju nuk po më lini të përgjigjem. Shifrën sapo ua dhashë.

Duma: Nuk e dhatë shifrën.

Muzhaqi: Mund të hapni INSTAT-in dhe ta shihni.

Duma: Jo nuk e kemi INSTAT. Problemi kryesor është që rinia ikën nga vendi dhe nuk bëhet një krahasim mes 2022 dhe 2021.

Metaj: Ju po flisni pa etikë (I drejtohet Dumës).

Duma: Mbylleni komisionin.

Vokshi: Ministra nuk mund të vijë aty dhe të përgjigjet ashtu.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV