Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:
La Gazzetta dello Sport hapet me titullin “Dreqin, çfarë demi”, duke iu referuar fitores së Torinos ndaj Milanit me rezultat 2-1.
Corriere dello Sport hapet me zgjatjen e distancës: “Arratisja e Napolit”, pas nokautit të kampionit italian Milan në Torino.
Në Tuttosport, një titull ‘binjak’ me atë të ‘Gazzetta’-s: “Dreqin,çfarë demi!”, vetëm pasthirrma ndryshon për të festuar suksesin e skuadrës së Juric ndaj Milan.
Në Spanjë, Sport hapet me duelin kokë më kokë vazhdon në krye”Faleminderit Girona”, me Barcelonën që falënderon ‘kushërinjtë’ katalanas të Gironas, të cilët rrëmbejnë 1-1 në Bernabeu ndaj Real Madridin.
Në Angli, Mirror Sport hapet me triumfin e Manchester United ndaj West Ham: “Rashford godet”. Sulmuesi anglez shënoi golin e vetëm të sfidës dhe i dha 3 pikët Djajve të Kuq.