Charlton Athletic dhe Ipswich Town u përballën fundjavën që lamë pas në kuadër të javës së 17-të të League One (niveli i tretë i futbollit anglez). Ndeshja përfundoi 4-4, një rezultat që nuk është shumë i rrallë në futboll, por e veçanta qëndron në faktin që katër gola, nga dy për çdo skuadër, u shënuan në brenda tetë minutash gjatë kohës shtesë (90 minutat e kohës së rregullt përfunduan 2-2.
Festa fillimisht ishte për miqtë, pas golave të shënuar nga Ladapo (90+1’) dhe Morsy (90+4’), por vendësit shkurtuan diferencën në 3-4 në minutën 90+6’ nga Terell, për të barazuar shifrat në 4-4 nga Dobson (90+9’).