Asnjë humbje jete/ MSH publikon shifrat: Ja sa raste u shënuan në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar situatën e Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Përmes një njoftimi, Ministria ka nxjerrë shifrat e të infektuarve të rinj dhe atyre që janë ende shtruar në spital.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 641 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 56 të shëruar në 24 orët e fundit.

1 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:

4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Janë 190 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 641

Testime totale 1,997,769
Raste pozitive 331,820
Raste të shëruara 328,037
Raste Aktive 190
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Lexo edhe :  Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Tiranë 135
Vlorë 17
Gjirokastër 10
Durrës 8
Berat 6
Fier 6

Elbasan 4
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1

Të fundit

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Lajme të tjera

Web TV