‘Frikë nga ‘Tatimet’!/ Rama jep lajmin: Po bëjmë gati ligjin për “nomadët digjitalë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me të rinjtë e Korçës të cilët janë të vetëpunësimin përmes teknologjisë.

Rama është shprehur se ndodh shpesh herë që të mos deklarohen shumat e fituara për shkak të frikës nga Drejtoria e Tatimeve.

Për këtë arsye, kryeministri u shpreh se qeveria po punon për përpilimin e një projektligji që do të rregullonte pjesën legjislative për ata të cilët i quajti “nomadë digjitalë”.

“Fitojnë aq sa kanë frikë se i kap drejtoria e Tatimeve të Korçës, nuk kemi ende një legjislacion të rregulluar për ata, po bëjmë ligjin për nomadët digjitalë”, tha ai.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se teknologjia sot krijon mundësinë e punës për kompani të huaja pa lëvizur nga Shqipëria dhe se të ardhurat nga kjo punë janë shumë të mira.

Ai shtoi se ka mjaft artistë, piktorë më saktë që pikturojnë çdo ditë nga shtëpia dhe veprat e tyre i shesin online për të huajit.

Të fundit

Goditën për shkak të detyrës efektivin/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës një punonjës policie. Shërbimet e Komisariatit...

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen...

“Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Duket se nuk ka një...

Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Së fundmi janë konstatuar një...

Rrezik për përmbytje në Lukovë/ Policia: Dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit

Himarë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e...

Lajme të tjera

Web TV