Shkolla “Luan Hajdaraga” hap dyert, Veliaj: Po përgatisim një paketë tjetër shkollash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkolla e re “Luan Hajdaraga”, në zonën e Freskut, mirëpriti 650 nxënës në fillim të këtij viti shkollor. Ajo është pjesë e buqetës me 40 shkolla të reja që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit, duke ofruar kushtet më të mira për fëmijët dhe stafin mësimor, njësoj si çdo shkollë tjetër e ndërtuar në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me minisren e Arsimit, Evis Kushi dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe deputetin e PS, Xhemal Qefalia, vizituan mjediset e shkollës dhe nënvizuan se investimi përmbush kërkesën në rritje të komunitetit të zonës për të arsimuar fëmijët pranë vendbanimit të tyre.

Veliaj tha se kjo shkollë ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, një nga zonat më në rritje të Tiranës. “Këtu kemi bërë një punë me shumë dashuri, si kjo ditë e bukur me shumë dritë, njësoj si drita që duam të ndezim në këto klasa dhe në këtë hapësirë fantastike, që mban emrin e një profesori të nderuar, mikut dhe vëllait tonë, Luan Hajdaraga. Kur hyjmë e dalim në këtë mëhallë, së bashku me Xhemalin, e mbajmë kokën lart sepse premtuam që do të ndërtonim një shkollë dhe e bëmë. Për punë ditësh, do të hapim edhe shkollën tjetër “Klodian Tanushi”, që mban emrin e një oficeri të nderuar, i cili humbi jetën në detyrë, teksa shërbente në misionin paqeruajtës të NATO-s. Ndërkaq, me rindërtimin e shkollës “17 shkurti”, e cila përkujton ditën e Pavarësisë së Kosovës, krijojmë një gjerdan me tre shkolla model, që zgjidhin përfundimisht çështjen e arsimit me dy turne në këtë komunitet. Jam i sigurt se në 14 maj do të kemi shumë tema për të debatuar, por një nga temat që s’do të bëjmë debat është historia e klasave me dy turne në Tiranë”, tha ai.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana vazhdon e rritet mesatarisht me 30 mijë banorë çdo vit, prandaj do të ketë gjithmonë e më shumë nevoja. Për t’iu përgjigjur kësaj rritjeje, Veliaj tha se dhe Bashkia e Tiranës, së bashku me Qeverinë, po përgatit një paketë tjetër shkollash të reja. “E kuptoj që në disa periferi të Shqipërisë çështja është krejt ndryshe, duhen të mbyllen shkollat se nuk ka mjaftueshëm nxënës. Ndërkohë, Tirana vazhdon e rritet me 30 mijë banorë mesatarisht çdo vit dhe do të ketë gjithmonë e më shumë nevoja. Prandaj, po përgatisim një paketë tjetër shkollash: kemi tre shkolla që do t’i ndërtojmë në zonën e Astirit dhe në zgjatimin e ri të Lanës. Është një zonë që është transformuar jashtëzakonisht shumë, të cilën e gjetëm si një komunë të Kasharit. Shkolla në Dritas, në Zall-Herr, me taksat e Zall-Herrit do të duheshin 77 vjet që të ndërtohej, kështu që, në shumë prej këtyre periferive, siç ishte komunë zona e Kasharit, vazhdohej ende të shërbehej me ujin e pusit të hapur në ’90-ën. Sot, jo vetëm që kemi një sistem krejt tjetër uji në një Bulevard të Ri, si Bulevardi “Migjeni”, por do të kemi edhe tre shkolla të reja, dy nga ana e “Astirit” dhe një nga ana tjetër e zgjatimit të Lanës, për të zgjidhur nevojat edhe në këtë komunitet. Do të prokurojmë shkollën e re “Dritëro Agolli” te zona e Parkut Olimpik, kurse nga ana tjetër e autostradës, në kufi me Kopshtin Botanik, në tokë publike, do të kemi edhe një shkollë tjetër tre për Njësinë 13, për të kompletuar përfundimisht të gjitha nevojat që kemi. Në fund, kemi edhe dy shkolla të reja në Sauk: njëra në oborrin e stërmadh të Akademisë së Policisë – aty kemi një dakordësi për të ndërtuar një 9-vjeçare – kurse shkolla e mesme do të jetë nga ana tjetër, në zonën që njihet si spitali i Arabit, pra një ndërtesë e lënë pas dore në 30 vitet e fundit”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Veliaj shpall të hapur vitin e Tiranës si qyteti Europian i Sportit: Viti i investimeve..

 

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë me shkollat në 4 vitet e fundit, teksa uroi që ato të dyfishohen në të ardhmen. “Falenderoj Erionin për një punë, që nuk gjej fjalë ta shpreh vlerësimin! Nuk gjen një qytet si Tirana ku të jetë ndërtuar një shkollë në muaj, 12 shkolla në vit, dhe fiks 40 shkolla në këto 4 vite. Jam shumë i sigurtë se në vijim do ta rrisësh edhe më shumë cilësinë se kaq”, tha ai.

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi nënvizoi se 12 shkollat e reja të hapura këtë vit në Tiranë plotësojnë standardet e vendosura nga Qeveria për institucionet arsimore: “Për çdo ministër Arsimi nuk ka moment më të bukur dhe krenari më të madhe sesa momenti kur hapet një shkollë e re. Në Tiranë nuk kemi vetëm një shkollë të re, por kemi plot 12 shkolla të reja, dhe jo thjesht të reja, por shumë herë më të mira sesa ato ekzistueset, janë shkolla sipas standardeve më të mira bashkëkohore”, vijoi ajo.


Të fundit

Stuhia e dëborës godet SHBA, anulohen 1400 fluturime

Më shumë se 1,400 fluturime u anuluan ditën e sotme në SHBA pasi një stuhi dëbore goditi shtetet nga...

Pamje të frikshme/ Orteku i borës merr para skiatorët, viktima dhe të plagosur

Dy skiatorë kanë vdekur dhe 19 tjerë për pak minuta kanë ngecur të ngujuar nën dëborë, pasi një ortek goditi resortin e njohur në...

Vrau 3 pensionistë/ Arrestohet në Gjermani serbi, i gjurmonte viktimat në supermarkete

Sot, ndodhi vrasja e tretë e një pensionisti në qytet. I dyshuari kryesor është arrestuar. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar serb i paidentifikuar me...

Japonia i dhuron Tiranës mjete zjarrfikëse, Veliaj: Na shërbejnë për zonat periferike

Dy mjete të reja zjarrfikëse iu shtuan stacionit të ri zjarrfikës në Kinostudio, si ndihmë nga Ambasada e Japonisë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj...

Bullgaria nis ndërtimin e tubacionit që do të transportojë gaz natyror në Serbi

Bullgaria ka nisur sot ndërtimin e një tubacioni që do të transportojë gaz natyror  në Serbi, dhe do të rrisë sigurinë e furnizimit në...

Lajme të tjera

Web TV